Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 marsin

Pranvera po vjen, edhe pse ngadalë

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1 gradë, në Sofje rreth minus 3 gradë. Vranësira do të mbajë gjatë ditës në Bullgarinë Jugore dhe Lindore. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në zonat malore do të ketë reshje shiu. Në veriperëndim të Bullgarisë do të mbajë mot me diell. Ka kod të verdhë për erë të fortë verilindore në Bullgarinë Lindore dhe në bregun e Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri në 14 gradë, për kryeqytetin deri në 9 gradë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje të dobëta bore. Në zonat e hapura do të fryjë erë e fortë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë minus 3, në 2000 m deri në minus 6 °.

Të mërkurën reshjet e shiut do të ndalen në të gjithë vendin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radev dhe Mickoski

Në Shkup arsyetohen me mungesën e një qeverie të rregullt në Sofje

Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes..

botuar më 24-07-19 10.51.PD

Çdo 20 minuta raportohet një zjarr i ri në vend

Në fshatrat Krajnevo, Voden dhe Sharkovo punohet në 3 fronte. Çdo 20 minuta, ka një raport për një zjarr të ri në vend, tha ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov në një konferencë në fshatin Mamarçevo, komuna e Boljarovos. Nuk ka asnjë..

botuar më 24-07-19 9.39.PD

Parashikimi i motit për 19 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët me rritje të përkohshme të vranësirave në Bullgarinë Perëndimore, ku në disa zona do të ketë reshje shiu rreth mesnatës. Ditën e premte para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë..

botuar më 24-07-18 7.35.MD