Instituti i Mikrobiologjisë “Stefan Angellov” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënoi solemnisht 75 vjetorin e vet. Historia e shquar e këtij institucioni të rëndësishëm për vendin tonë filloi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1947, kur në përgjigje të nevojës së atëhershme të shoqërisë për të luftuar sëmundjet infektive, filluan kërkimet e synuara në këtë fushë.Temat e para të cilat i përpunuan mikrobiologët ishin në fushën e mjekësisë dhe të bakteriologjisë veterinare dhe virusologjisë. Shumë shpejt pas kësaj filluan dhe studimet e para të mjedisit të mikrobit në ushqimet tradicionale bullgare, si kosi dhe djathi i bardhë i kripur dhe veçanërisht përfitimet e tyre për shëndetin e njeriut.Sot, mikrobiologët nga Instituti punojnë mbi krijimin e preparateve, të lidhura me ngadalësimin e plakjes së qelizave, për trajtimin e psoriazës dhe formulat që mbështesin imunitetin e njeriut.
Në lidhje me përvjetorin drejtoresha e Institutit profesoresha Penka Petrova shënoi se në fushën e ekologjisë, arritjet janë të lidhura më tepër me zbulimin ellojeve të reja të baktereve dhe majave që mund të shpërbëjnë substanca toksike në ujë dhe të mikroorganizmave të aftë për të zbërthyer mbetjet celuloze gjatë misioneve të gjata në hapësirën kozmike.
Profesoresha Petrova rikujtoi në një intervistë të dhënë për Agjencinë Telegrafike Bullgare se tek ata tanimë është përpunuar prototipi i vaksinës bullgare kundër Covid-19. Projekti është i financuar nga Instituti “Pastor” në Paris dhe është vlerësuar me një notë të lartë për punën e shkencëtarëve tanë.
Në konferencën festive, kushtuar përvjetorit të Institutit të Mikrobiologjisë u përfshinë një sërë shkencëtarësh të rinj me përpunimet e tyre më të reja, të drejtuara ndaj përmirësimit të cilësisë së jetës.
Mes shpresave të reja në shkencë është Kristiana Amirova, doktorante në Laboratorin e Metabolomikës në Departamentin e Teknologjive Biologjike në Akademinë Bullgare të Shkencave. Së shpejti ajo do të mbrojë një disertacion kushtuar kërkimit të ri mbi dy molekula natyrore të nxjerra nga një bimë e rrallë, por shumë e vlefshme në Bullgari:“Kjo bimë është “Lulja e Orfeut” dhe ideja është që të ndikojmë mbi 1000 gjene në trupin e njeriut, dhe ato nga ana tjetër të jenë përgjegjës për mbrojtjen antioksidues të trupit dhe të rregullojnë shumë gjëra gjatë inflamacionit. Në praktikë, kemi për qëllim që përmes këtyre molekulave natyrore të mund të ndikojmë mbi shëndetin e njeriut dhe të mund ta ndihmojmë. Vite të tëra me radhë kimia është një pjesë nga jeta e njerëzve, por ne duam të jemi më miqësorë me natyrën. Kështu, ne shkelim mbi zbulime të bëra nga paraardhësit tanë dhe me ndihmën e metodave moderne aktualisht dëshmojmë efikasitetin e tyre. Tani shikojmë se cili është mekanizmi i veprimit të këtyre bimëve mjekësore.”
Dhe meqenëse “Lulja e Orfeut” është në “Librin e Kuq” të Bullgarisë dhe mbledhja e saj është e ndaluar me ligj, shkencëtarët mikrobiologë kanë gjetur mënyrë ta kultivojnë në kushte laboratorike. “Kjo është puna e shkencëtarit - të kontribuojë dhe të ndihmojë për shëndetin e njeriut - thotë Kristiana Amirova:
“Në Bullgari ka mundësi të shumta, në sajë të financimit evropian, kurse njeriu duhet të bëjë vetëm një hap të vetëm në këtë drejtim. Instituti po përpunon molekula të tilla, me të cilat do të mundim të ndihmojmë gjatë përballimit të pandemive të tilla virusale si Covid-19, por kjo është diçka me të cilën do të duhet të mësohemi të jetojmë. Akoma është shumë herët për të thënë, se do të gjendet një ilaç për të luftuar viruset dhe sëmundjet e tjera infektive”.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: microbio.bas.bg, BGNES, arkiv personal, arkiv
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..