Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Energjia elektrike shtëpiake nuk do të rritet pas moratoriumit

Foto: BGNES

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi që kompensimet për kompanitë të vazhdojnë edhe në muajin prill për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Shuma në kuadrin e katër programeve ekzistuese mbështetëse do të rritet nga 125 në 150 euro për konsumatorët jofamiljarë. Për këtë shkak për ta janë parashikuar 369 milionë euro. Pas heqjes së moratoriumit mbi çmimet e energjisë elektrike që nga 1 prilli i këtij viti, energjia elektrike për familjet nuk do të rritet, por pritet rritje e çmimit të ngrohjes dhe ujit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në lexim të parë: Kisha Ortodokse Bullgare është kisha e vetme përfaqësuese e Ortodoksisë Lindore në vendin tonë

Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..

botuar më 25-01-09 2.52.MD

Sindikatat dhe biznesi do të protestojnë për çmimin e energjisë elektrike industriale

Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..

botuar më 25-01-09 1.18.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri i bëri thirrje parlamentit që të rregullojë ligjërisht statusin me emrin e Kishës Ortodokse Bullgare

Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..

botuar më 25-01-09 11.36.PD