Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Najden Todorov:

Misioni i njerëzve të artit është të shpëtojnë

Shkrimtarja Zdravka Evtimova: Le të dëshmojmë se jemi mjaft të mëdhenj për paqen

Foto: Pixabay

Në kohët e vorbullës së zhvillimeve, askush nuk e ka të drejtën të tërhiqet në një kullë prej qelqi dhe të shikojë nga lartësia e saj mashtruese se çfarë po ndodh me një shpirt të hequr. Debati nëse artistët dhe intelektualët duhet të qëndrojnë të mbyllur pas dyerve të laboratorëve të tyre krijues me një alibi se ata nuk e kuptojnë luftën - kur dilema e thjeshtë është nëse ju e mbështesni agresorin apo viktimën e tij nuk është një justifikim, por një frikë.

Gjatë kësaj jave grupet vokale “Bella Voce” dhe “Sllavjani”, kuarteti me tela “Filharmonika” dhe pianisti Svetlin Hristov shprehën simpati për vuajtjet e popullit ukrainas me atë që ata bëjnë më së miri – muzikën.  “Në ndryshim nga pjesa më e madhe e koncerteve tona, “Muzika e Ukrainës” lindi si një iniciativë e muzikantëve - ata shfaqën dëshirë  të bëjnë një koncert në përkrahje dhe kjo është një gjë shumë e fortë”, thotë dirigjenti i Filarmonisë së Sofjes Najden Todorov, i përcaktuar  nga auditori i Radios Kombëtare Bullgare për një nga “Ambasadorët bullgar të kulturës 2021”.

Muzikanti beson se njerëzit e artit mbajnë ndjeshmërinë në vetvete, por dhe se duhet të mbeten gjakftohtë, sepse do të duhet të shërojnë plagë. Por, a mundet që zëri i tyre të ndalojë luftën?

“Mjerisht, arti tanimë ka dështuar, pavarësisht se roli i tij nuk është të ndalojë luftën , por të bëjë kështu që ajo të mos  rastis - përgjigjet Najden Todorov. Në këtë kuptim,  mund ti shikoj njerëzit e artit si mjekë - roli i mjekëve në luftë nuk është që të vrasin, por të shërojnë. Nëse kthehemi mbrapa në histori, do të vëmë re sesi gjatë kohës së luftës së madhe të fundit Shostakovich krijoi Simfoninë e Leningradit, e cila i frymëzoi njerëzit e Leningradit të luftonin për të mbijetuar. Dhe në vendin përballë, krye dirigjenti i Filarmonisë së Berlinit, Wilhelm Furtwängler, emri i të cilit  është lidhur me partinë naziste, i shpëtoi hebrenjtë. Kështu që, misioni i njerëzve të artit, pa ndonjë rëndësi se në cilën anë të barrikadës gjenden, është të shpëtojnë.”

Nëse njeriu krijues nuk e kundërshton fort luftën dhe fajtorin e kësaj lufte, nuk ka të drejtë të quhet njeri i artit, mendon shkrimtarja Zdravka Evtimova. Sipas saj çdo një duhet haptazi të deklarojë pozitën e vet kundra agresorit Putin dhe përkrahjen e vet për popullin e përvuajtur të Ukrainës.


“Në krijimet e artit, lufta është trajtuar në imazhin e saj vërtet çnjerëzor, të shëmtuar, të neveritshëm dhe të pështirë-vazhdon Zdravka Evtimova. Tomas Man ka një mendim të shkëlqyer - se lufta është rrugëdalja e vetme e frikacakëve nga problemet e paqes. Vdekja e viktimave do t'i flasë gjithmonë gjakut tonë, zemrave tona dhe le të dëshmojmë se jemi mjaft të mëdhenj për paqen. Pse ndodh  kështu, që kur vdesin dëshmitarët e fundit të luftës së mëparshme, shpërthen një e re pavarësisht monumenteve memorialë? Dhe çfarë do që të na tregojë kjo - se njerëzimi është më i dobët se lufta?”

Në vend që të mbetet e mbingarkuar nga pesha e pyetjeve ekzistenciale, piktorja Valentina Popova përpiqet të frymëzojë guxim përmes pikturave të saj me ngjyra të ndezura dhe të gjalla.Krijimet e saj në këtë moment ndriçojnë në hyrjen përpara Studios numër Një të Radios Kombëtare Bullgare, kurse fondet nga pikturat e blera do të dhurohen për nevojat e refugjatëve ukrainas, të cilët Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar i strehojnë në shtëpinë e tyre të përbashkët të pushimit në Kiten.

“Mbase ky është njëfarë reagimi mbrojtës psikologjik që të mund t’i japë forcë dhe vetes sime dhe njerëzve rreth meje - thotë piktorja. Kur një tjetër tragjedi gjigante godet gjithë botën - kur një vend vuan, kur njerëzit vuajnë, në fakt ne të gjithë vuajmë.Në këtë moment e mira mobilizohet dhe njerëzit shumë shpejt organizohen të ndihmojnë në çdo lloje mënyre. Kjo është kredo ime - secili prej nesh të ndihmojë qoftë edhe një person, qoftë të bëjë edhe një hap të vogël drejt së mirës - kjo tashmë është diçka.”

Përpiloi: Diana Cankova /janë përdorur intervista të Nina Canevës dhe Asja Çanevës, BNR-Hristo Botev/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Assia Chaneva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD