Mediat publike në Bullgari /Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar/, bashkuan forcat dhe në bashkëpunim me Teatrin Popullor "Ivan Vazov" organizuan një fushatë bamirësie në mbështetje të të vuajturve nga lufta në Ukrainë. Ajo do të fillojë me koncertin "Së bashku për Ukrainën", i cili do të mbahet nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.
Koncerti bamirës do të transmetohet në të gjitha programet kombëtare dhe rajonale të Radios Kombëtare Bullgare më 28 mars në orën 19.00. Gjatë aktivitetit, si dhe në periudhën para transmetimit televiziv në BNT 1 më 3 prill, radioja publike do të promovojë llogaritë e Kryqit të Kuq për mbledhjen e mjeteve.Mjetet e mbledhura nga numri i shkurtër 1466 për të gjithë operatorët celularë (me vlerë 1 levë), dhuratat e dorëzuara në vendet e shpallura, ose në llogarinë bankare të Kryqit të Kuq Bullgar do t’u dërgohen viktimave të luftës.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...