Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Stara Zagorës u zgjat dorë interpretuesve të talentuar ukrainas

Foto: operasz.bg

Artisti duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe të parashikojë botë të reja në kaos”, këtë e ka  thënë një nga kompozitorët italianë më me ndikim të shekullit të 19-të,  Giuseppe Verdi.

Sa më të larta janë synimet e muzikantëve dhe figurave të operës, aq më shumë ata janë të angazhuar me temat aktuale nga dita e përditshme. Kështu, Opera në Stara Zagora nuk mbeti indiferente ndaj fatit të interpretuesve të operës në Ukrainë.

Personalisht drejtori i Operës – maestro Ognjan Draganov u ka drejtuar ftesë artistëve ukrainas të vijnë dhe të vazhdojnë punën e vet në skenën e qytetit Stara Zagora. Një nga yjet e rinj të Operës së Kievit, sopranoja Tamara Kalinkina, iu përgjigj ftesës. Fillimisht ajo ka vendosur të mbetet në qytetin e vet, por në një moment është gjendur në brendësinë thelbësore të luftës. Kujdesi për fëmijën e saj të vogël e ka shtyrë të marrë rrugën drejt Bullgarisë.

Tamara Kalinkina si Tatjana në operën „Evgeni Onegin“ nga Pjotr Çajkovski vënë në skenë nga Opera Kombëtare e Ukrainës

Tani Tamara ndodhet në qytetin Stara Zagora dhe po bën prova për daljen e saj të parë në skenë. Debutimi i saj do të jetë me ekipin e teatrit të operës dhe do të jetë më 31 mars, me rolin e Mimit në operën  “Bohemi” nga Puccini. Por, përpara kësaj Tamara Kalinkina do të takohet me publikun bullgar sonte /28.03/ në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”, ku do të zhvillohet koncerti bamirës “Së bashku për Ukrainën”.

“Forca ime, arma ime është muzika. Po bëj thirrje për t’i dhënë fund kësaj  lufte, të ndalojë gjakderdhja”, tha Kalinkina përpara Radios Kombëtare Bullgare-Stara Zagora.

Lidhja e Tamara Kalinkinës me Bullgarinë kalon përmes regjisorit të operës nga Maqedonia Trajko Jordanovski. Ai e drejton drejt Bullgarisë dhe drejt njerëzve konkretë –na sqaron Sijka Lapaçka nga opera e Stara Zagorës:

“Ajo asnjëherë deri tani nuk ka qenë në Bullgari. Është e magjepsur nga prania e ngrohtë, por i duhet pak kohë që të mund të përshtatet. Nuk ka sesi të shkëputet nga kjo e cila po ndodh në atdheun e saj, të cilën e ka përjetuar dhe e ka parë me sytë e saj.”

Opera e Stara Zagorës dallohet për frymën e saj të jashtëzakonshme shumëkombëshe. Mes interpretuesve të operës, në trupën e baletit dhe në orkestër ka artistë nga Anglia. Italia, Polonia, Serbia, Japonia.

"Ne, bullgarët, kemi treguar simpati dhe ndjeshmëri për popullin e Ukrainës më shumë se një herë që nga fillimi i veprimeve armiqësore," thotë Sijka Lapaçka:

Mihajllo Mallafi me Tanja Ivanova në shfaqjen e operës „Bohemia” nga Giacomo Puccini në Operën e Stara Zagorës

“Akoma në ditën e parë, kur u shpall lufta, drejtori i Operës së Stara Zagorës i telefonoi këngëtarit të operës Mihajllo Mallafi. Ai është një emër shumë i njohur në Bullgari, një tenor jashtëzakonisht i talentuar ukrainas, nxënës i këngëtarit të operës Kalludi Kalludov. Mallafi e filloi karrierën e vet në Stara Zagora, në “Traviata” dhe në “Bohemi”. Pak më vonë morëm vesh se ky nxënësi ynë tanimë është i angazhuar nëpër skena shumë prestigjioze në Hungari, Francë, në Tel Aviv. Një karrierë e cila e drejtonte gjithnjë e më përpara dhe më lartë. Drejtori ynë menjëherë përgatiti një ftesë, që të niset Mihajllo Mallafi me familjen e tij drejt Bullgarisë dhe të mos të ketë vështirësi gjatë kalimit të kufirit. Por, pikërisht në këtë moment në Ukrainë u shpall Ligji ushtarak  dhe të gjithë meshkujt nën moshën 60 vjeç u ndaluan të largoheshin nga vendi. Në këtë mënyre dhe Mihajllo nuk mundi të niset. Ai vazhdimisht përsëriste se asnjë nga kolegët e tij nga opera në Lvov nuk është larguar nga Ukraina.  Jemi gati të ndihmojmë, por ka situata  në të cilat nuk mund të bëhet asgjë dhe ne vetëm lutemi. Shpresojmë të ketë paqe sa më shpejt, sepse jemi shumë të frikësuar dhe për kolegët tanë në Ukrainë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: opera.com.ua, operasz.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD