Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Voev – rebeli nga epoka e tranzicionit, që emocionon edhe sot

Një rrugicë në Kopshtin e Borisit do të mbajë emrin e muzikantit 30 vjet pas vdekjes së tij

Foto: Facebook/voevthemovie

Përfaqësues i një lloji të veçantë njerëzish - të papajtueshëm.Luftëtar kundër konformizmit dhe lëshimit nëpër rrjedhën e një qëndrimi të rehatshëm shoqëror ndaj të jetuarit. Kështu e përcaktojnë Dimitër Voevin - një nga simbolet artistike të tranzicionit bullgar. Poet, muzikant, kompozitor, por para së gjithësh njeri i cili e ka tejkaluar kohën e tij, i cili përgjithmonë mbeti në moshën 27 vjeçare.

Ai ka lindur gjatë vitit 1965 në Sofje dhe fillon të merret me muzikë akoma në vitet e tij si nxënës, kur kalon përmes disa formacioneve të ndryshme, derisa gjatë vitit 1985 bashkë me kitaristin Vasill Gjurov themelojnë grupin e parë post-punk në Bullgari - “Kale”. Formacioni ka vetëm një paraqitje të madhe gjatë vitit 1987 në rok festivalin e parë në Teatrin Veror të Sofjes. Në mesin e pjesëmarrjes së tyre, për shkak të përdorimit të fjalëve në zhargon, organizatorët u fikin mikrofonat dhe i heqin nga skena. Por, publiku është jashtëzakonisht i mahnitur dhe një periudhë mjaft të gjatë pas kësaj vazhdon të brohorasë emrin e tyre. Në po këtë vit-87- Dimitër Voev formon një grup të ri “Vhod B” /“Hyrja B”/, riemërtuar më vonë në “Nova generacia”/ “Gjenerata e Re”/.

Dhe historia e undderground-it muzikor bullgar formon stilin e "valës së ftohtë" (cold wave). Tekstet e Dimitër Voevit kthehen në një “karborant” për një brez të tërë, i cili ëndërron të deklarojë veten e vet, ëndërrimin për ndryshim dhe liri, jo vetëm politike dhe sociale, por dhe të brendshme. Vet muzikanti e pret demokracinë kaq të ëndërruar e të shumëpritur, por vetëm dy vjet më vonë, më 5 shtator 1992, ai humbet betejën me sëmundjen më të rëndë. Por, krijimtaria e tij mbetet, që të mbijetojë kohën e vet dhe të rikujtojë  për “rebelimin e të rinjve”.

Disa ngjarje gjatë javëve të fundit na detyruan përsëri të flasim për  shpirtin e një trimi dhe gjurmën që la Dimitar Voev në historinë tonë të re.

Kohët e fundit doli libri “E palexuara” me mbi 100 tekste të pabotuara deri tani dhe më shumë se 80 fotografi arkivore, faksimile dhe piktura. Ato janë vetëm një pjesë nga 12 fletoret me dorëshkrime të muzikantit, të cilat përfshijnë periudhën që nga viti 1981 deri në vitin 1992, të ruajtur nga e veja e tij Neli Nedeva-Voeva. Përpiluese e librit është vajza e tij e vogël Dimitra Voeva, e cila lind 5 muaj pas vdekjes së tij.

“Ky libër na afron shumë më afër botës së brendshme të Voevit. Sepse ne e njohim mirë si muzikantin në skenë, rebelin. Nuk është rastësisht se për të përdoren përcaktime si disident, si një përfaqësues i qartë i kundër-kulturës në Bullgari, por më rrallë i kushtojmë vëmendje asaj ane intime të gjërave, të cilat e emocionojnë.”

Vetë Dimitra është kategorike se rebelimi i babait të saj  nuk ka qenë i lidhur verbërisht me regjimin politik në vend përpara vitit 1989. Ky ka qenë një reagim kundër konformizmit, kundër shoqërisë konsumatore, kundër mungesës së guximit dhe kujtesës. Një gjë e cila bëhet e qartë dhe nga filmi dokumentar i regjisores Biljana Kirillova dhe skenaristet  Neda Millanova dhe Valeria Stefanova-Stojkova “Voev”. Filmi kishte  premierë në Sofja Film Fest në mes të marsit.

U deshën gjashtë vjet për të filmuar "Voev", por rezultati përfundimtar është një kujtim jo vetëm për një person të veçantë, por edhe për realitetin bullgar, i cili herë pas here e humb forcën e tij lëvizëse.

“Unë vetë isha adhuruese e muzikës së tij. E ndieja si një njeri shumë të afërt, bashkëmendimtar, një koleg në artin që doja të krijoja dhe kjo ishte arsyeja që përse unë e bëra këtë film”, tha për Radion Kombëtare Bullgare skenaristja Biljana Kirillova. Një fakt interesant është se suksesi më i madh i grupit “Atllas” - kënga “Kukulla” është në bazë të tekstit të Dimitër Voevit  të cilin ai e shkruan kur ka qenë mezi 18 vjeç. Përpara 3 vjetëve kënga ishte e përfshirë në librat shkollore të muzikës për klasën e shtatë.


“Ai është një hero absolut i kohës së tij dhe kur e them këtë, nuk kam parasysh vetëm vitet në të cilat ka jetuar dhe ka krijuar. Ai është shumë aktual dhe sot. “Lloji” i tij mjerisht është në zhdukje, por gjithmonë gjendet ndonjë, i cilin ta mirëmbajë këtë lloj të gjallë. Janë shumë të pakët këta njerëz”-thotë Biljana Kirillova.

Ndërkaq, Komisioni për Kulturë dhe Arsim i Këshillit të Bashkisë së Sofjes njëzëri  pranoi propozimin që rrugica në Kopshtin e Borisit të emërohet me emrin Dimitar Voev.

“Skorpionët vallëzojnë vetë” – “Nova Generacia”

Autore: Vesella Krësteva /janë përdorur intervista të Iva Dojçinovës, BNR-“Radio Sofja” dhe Petër Vollginit, BNR “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/voevthemovie, Facebook/FondaciaDimitrVoevNovaGeneracia




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD