Më 29 mars, në skenën e sallës “Bullgaria” në kryeqytet do të luhet Mesha numër 3 në F moll nga Anton Bruckner. Një përfaqësues i shquar i kulturës muzikore austriake, i njohur si një nga simfonistët më të mëdhenj të epokës romantike, Bruckner la një trashëgimi të jashtëzakonshme krijuese. Në të, së bashku me nëntë simfonitë e tij, Mesha e Madhe, të cilën kompozitori e redaktoi pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, u bë shumë i njohur. Vepra është për orkestër simfonike, kor, organo dhe solistë - gjithsej mbi 130 muzikantë.
Në koncertin e ardhshëm në Sofje interpretues janë Filarmonia e Plevenit, Kori Kombëtar i Filarmonisë "Svetosllav Obretenov" dhe solistët Vera Girginova - soprano, Violeta Radomirska - alt, Georgi Sulltanov - tenor dhe Svilen Nikollov - bas. Dirigjent i korit është Sllavill Dimitrov, ndërsa i gjithë produksionit - Jordan Kamxhallov.
Maestro Kamxhallov do ta hapë koncertin me një hyrje muzikore, në të cilën do të prezantojë formulat dhe teknikat kryesore kompozicionale që kompozitori ka përdorur në vepër. Siç tha ai në një intervistë për BNR, "kjo do të sigurojë një perceptim më të ndërgjegjshëm nga audienca në një nivel intelektual dhe emocional".
Kjo është shfaqja e dytë e veprës nga dy formacionet, të cilat e prezantuan për herë të parë dy vite më parë. Në ditët e turbullta në të cilat jetojmë, vepra të tilla me një ndikim kaq të fortë filozofik dhe emocional padyshim që u japin forcë lutjeve dhe mesazheve të paqes që njerëzit në mbarë botën drejtojnë.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..