Më 29 mars, në skenën e sallës “Bullgaria” në kryeqytet do të luhet Mesha numër 3 në F moll nga Anton Bruckner. Një përfaqësues i shquar i kulturës muzikore austriake, i njohur si një nga simfonistët më të mëdhenj të epokës romantike, Bruckner la një trashëgimi të jashtëzakonshme krijuese. Në të, së bashku me nëntë simfonitë e tij, Mesha e Madhe, të cilën kompozitori e redaktoi pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, u bë shumë i njohur. Vepra është për orkestër simfonike, kor, organo dhe solistë - gjithsej mbi 130 muzikantë.
Në koncertin e ardhshëm në Sofje interpretues janë Filarmonia e Plevenit, Kori Kombëtar i Filarmonisë "Svetosllav Obretenov" dhe solistët Vera Girginova - soprano, Violeta Radomirska - alt, Georgi Sulltanov - tenor dhe Svilen Nikollov - bas. Dirigjent i korit është Sllavill Dimitrov, ndërsa i gjithë produksionit - Jordan Kamxhallov.
Maestro Kamxhallov do ta hapë koncertin me një hyrje muzikore, në të cilën do të prezantojë formulat dhe teknikat kryesore kompozicionale që kompozitori ka përdorur në vepër. Siç tha ai në një intervistë për BNR, "kjo do të sigurojë një perceptim më të ndërgjegjshëm nga audienca në një nivel intelektual dhe emocional".
Kjo është shfaqja e dytë e veprës nga dy formacionet, të cilat e prezantuan për herë të parë dy vite më parë. Në ditët e turbullta në të cilat jetojmë, vepra të tilla me një ndikim kaq të fortë filozofik dhe emocional padyshim që u japin forcë lutjeve dhe mesazheve të paqes që njerëzit në mbarë botën drejtojnë.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..
Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..
Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..
Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet...
Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë..