Qytetarët ukrainas, të cilët kanë status të përkohshëm të mbrojtjes në vendin tonë janë tashmë mbi 19 mijë. Sipas statistikave zyrtare të portalit "Bullgaria për Ukrainën", vetëm brena një dite rritja është me 2800 njerëz. Numri i ukrainasve që kanë kërkuar azil në Bullgari është 56 660, 22,000 prej tyre janë fëmijë.
Pas një aksioni të përbashkët humanitar të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe të Shoqatës së Bullgarëve në Ukrainë, nga Mariupoli u evakuuan 49 ukrainas me origjinë bullgare. Sipas koordinatorëve, ekzistojnë mundësi për evakuimin e akoma dy autobusëve më qytetarë që ikin nga veprimet luftarake.
Aktualisht, shteti ynë zhvillon një mekanizëm, sipas të cilit qytetarët ukrainas me status të përkohshëm të mbrojtjes do të marrin vauçerë me vlerë 100 leva /rreth 50 euro/, si një ndihmë e njëfishtë, për ushqim dhe mallra të dorës së parë. Nëse ata kanë një regjistrim të adresës aktuale, do të kenë të drejtën e ndihmave të tjera.Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..