Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të shëruarve nga Covid-19 tejkalon numrin e të infektuarve rishtazi

Foto: arkiv

1698 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, duke u rritur me 256 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 68% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 10,9% e 15 551 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë u ul me 1081 në 187 031 veta. Në spitale u shtruan 236 pacientë të infektuar. Më shumë se ¾ e tyre nuk janë të imunizuar. 1971 pacientë u shtruan në spital. 217 persona ndodhen në repartet e terapisë intensive .

18 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur në 24 orët e fundit. 14 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 2761 janë shëruar.

Të martën janë dhënë 1847 vaksina. 2 049 909 persona kanë përfunduar imunizimin. 720 726 kanë një dozë të tretë përforcuese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa sportive "Ti je fituesi" në mbështetje të "fëmijëve diellorë"

Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..

botuar më 25-03-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..

botuar më 25-03-07 7.03.MD

Tre bullgarë të akuzuar në Britani për spiunazh u shpallën fajtorë

Tre shtetas bullgarë u shpallën fajtorë për spiunim për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BGNES. 33-vjeçarja Katrin Ivanova, 30-vjeçarja Vanja Gaberova dhe 39-vjeçari Tihomir Ivançev ishin pjesë e një grupi spiunësh të udhëzuar nga austriaku..

botuar më 25-03-07 5.54.MD