Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka mirëpritur mbi 130 000 refugjatë ukrainas

| rinovuar më 22-03-30 1.00.MD
Foto: BGNES

Qeveria zgjati deri më 15 prill të drejtën e shtetasve të huaj ose të personave pa shtetësi që u larguan nga Ukraina dhe hynë në Bullgari për të marrë mbrojtje të përkohshme pa vullnetin e tyre të qartë dhe regjistrimin për marrjen e mbrojtjes së përkohshme. Kështu personat që nuk kanë marrë ende statusin dhe hotelierët që i kanë akomoduar do të jenë të qetë se do të marrin mbështetje nga shteti, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

23 000 qytetarë ukrainas tashmë kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme në Bullgari. Numri i tyre po rritet me 4000 në ditë. Në vend ka 59 600 refugjatë ukrainas, 22 000 prej të cilëve janë fëmijë. 39 600 njerëz janë të akomoduar në hotele dhe baza pushimi, sipas portalit "Bullgaria për Ukrainën". Që nga fillimi i konfliktit, 130 300 njerëz kanë hyrë në vend. Më pak se gjysma e tyre kanë mbetur në Bullgari.

Më shumë se 3.9 milionë ukrainas kanë ikur nga lufta. Gati 39 000 veta janë larguar nga Ukraina në 24 orët e fundit, njoftoi Komisariati i Lartë për Refugjatët. Kjo është një valë e paprecedentë refugjatësh në Evropë që nga viti 1945. Gati 200 000 shtetas të huaj që kanë jetuar në Ukrainë janë gjithashtu në mesin e refugjatëve. Numri më i madh i ukrainasve janë zhvendosur në Poloni - mbi 2.3 milionë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD