Studentët nga diaspora do të kenë të drejtën të studiojnë në Bullgari sipas procedurës së përgjithshme
Ministria e Arsimit do të paraqesë propozime ligjore për të lehtësuar studentët ukrainas në Bullgari. Këtë e bëri të ditur Ministri Nikollaj Denkov para Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Ndryshimet do të zbatohen edhe për studentët e ardhshëm nga 6 vende të tjera me diasporë bullgare, si Maqedonia e Veriut. Problemi është se ata, si shtetas të huaj, nuk mund të përfitojnë nga mundësitë për t'u pranuar si studentë bullgarë, sipas rendit të përgjithshëm, shpjegoi Denkov. “Barazimi i të drejtave të studentëve kandidatë nga diaspora me bashkëmoshatarët e tyre bullgarë është i justifikuar sepse plotëson interesat kombëtare bullgare dhe nuk krijon privilegje të veçanta”, theksoi Ministri.
2000 vende janë shpallur këtë vit për studentët nga diaspora. 1000 janë për Ukrainën, njoftoi Denkov.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..