Studentët nga diaspora do të kenë të drejtën të studiojnë në Bullgari sipas procedurës së përgjithshme
Ministria e Arsimit do të paraqesë propozime ligjore për të lehtësuar studentët ukrainas në Bullgari. Këtë e bëri të ditur Ministri Nikollaj Denkov para Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Ndryshimet do të zbatohen edhe për studentët e ardhshëm nga 6 vende të tjera me diasporë bullgare, si Maqedonia e Veriut. Problemi është se ata, si shtetas të huaj, nuk mund të përfitojnë nga mundësitë për t'u pranuar si studentë bullgarë, sipas rendit të përgjithshëm, shpjegoi Denkov. “Barazimi i të drejtave të studentëve kandidatë nga diaspora me bashkëmoshatarët e tyre bullgarë është i justifikuar sepse plotëson interesat kombëtare bullgare dhe nuk krijon privilegje të veçanta”, theksoi Ministri.
2000 vende janë shpallur këtë vit për studentët nga diaspora. 1000 janë për Ukrainën, njoftoi Denkov.Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..