Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Frankofonia është një larmi dhe shumëllojshmëri

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë do të forcojë bashkëpunimin e vet me gazetarët bullgarë

Erik Pop: Gazetaria e vërtetë është një profesion detyrues dhe i rrezikshëm

Foto: Facebook/Représentation de l'OIF - Europe centrale et orientale

Më shumë se 30 vjet Bullgaria është një anëtare e plotëvlefshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (MOF). Pavarësisht nga kjo, vështirë do të gjeni një njeri të ri në ndonjë qytet, i cili t’ju udhëzojë në gjuhën franceze si të arrini deri në stacionin hekurudhor, për shembull. Nëse në mesin e shekullit të kaluar gjuha franceze ka qenë mes gjuhëve prijëse në arsimin e mesëm bullgar, sot mësimi i gjuhës së Bodlerit dhe Rembos është i përqendruar kryesisht në gjimnaze të specializuara gjuhësore dhe në disa universitete. Si atëherë Bullgaria është e pranuar si një anëtare e plotëvlefshme e organizatës, krahas shteteve si Maroku, Tunizia, Libani, Kanadaja ku gjuha franceze është e njohur për një gjuhë zyrtare?

Përgjigja është në dashurinë ndaj gjuhës franceze, si një urë midis kulturave të pesë kontinenteve. Sepse frankofonia, të cilën shumë shpesh e lidhim gabimisht me Francën dhe me kulturën franceze është një mision, i cili i bashkon dhe i përfshin dallimet. Krahas me popullarizimin e gjuhës franceze dhe të larmisë kulturore të të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe çdo gjë e cila prek bashkëpunimin ekonomik, frankofonia ofron forma të ndryshme të bashkëpunimit.

“Puna në përkrahje të mediave është në prioritetet e rëndësishme të organizatës sonë”, shënon Ambasadori Erik Pop, një përfaqësues i përhershëm i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore, në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, media e vetme bullgare me një program frankofon.

“Pluralizmi, liria e mediave dhe arsimimi i gazetarëve me cilësi po kështu është mes detyrave të rëndësishme të organizatës frankofone”, ve në dukje zoti Pop dhe shton:

“Ardhja ime në Bullgari është e lidhur dhe me këtë të takohem me gazetarë  frankofonë dhe të shikoj sesi organizata jonë mund t’i përkrahë në punën e tyre. Natyrisht që ky profesion është jashtëzakonisht i vështirë, më në veçanti kur ndeshesh me burime të ndryshme të informacionit, disa nga të cilat nuk janë të besueshme. Ekzistojnë dhe rreziqe fizike, më në veçanti në zonat e konflikteve ushtarake, ku gazetarët paguajnë me jetën e tyre. Nuk janë të pakta rastet, kur gazetarët vriten duke bërë provë të informojnë publikun për ngjarje të caktuara. Siç mund të jetë një profesion klasik në një vend demokratik, kështu mund të kthehet në një nismë rrezikuese në një shtet, ku nuk ekzistojnë norma të tilla.”

Një shembull për një situatë të ngjashme është lufta në Ukrainë, ku përveç luftimit me pajisje ushtarake po zhvillohet një luftë e paparë informacioni. Nga publikimet false me foto nga konfliktet ushtarake në vende të tjera deri tek arrestimet e gazetarëve, që kanë sakrifikuar rehatinë e tyre në emër të së vërtetës. Mes tyre është dhe Juri Tkaçov, kryeredaktor i botimit të pavarur në internet “Tajmer”, i cili sipas auditorit të tij nuk ka bërë propagandë me publikimet e tij të asnjërës prej palëve ndërluftuese. Megjithatë, zëri i tij ra në heshtje, pavarësisht dëshirës së tij për të mos shtrembëruar informacionin tashmë të pakët për ngjarjet aktuale. Në raste të ngjashme organizatat ndërkombëtare, në këtë numër dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, vështirë se mund të ndihmojnë.

“Mjerisht Organizata jonë Ndërkombëtare është me mundësi të kufizuara - vuri në dukje Erik Pop. - Tani së fundmi patëm një takim të ministrave tanë dhe miratuam një rezolutë e cila i dënon veprimet ushtarake në Ukrainë. E vërteta nganjëherë është një shprehje e një këndvështrimi të caktuar. Pikërisht këtu është vështirësia për të informuar njerëzit, pa u munduar të shtrembërosh faktet dhe të sugjerosh interpretimin e tyre. Një përjashtim bën shprehja e mendimit personal. Në këto raste gazetari duhet qartazi të thotë se, çfarë pozite zë. Prandaj gazetaria e vërtetë është një profesion detyrues dhe rrezikues. Këtu mundësitë e organizatës sonë shprehen në trajnimin e gazetarëve për t’iu përmbajtur pluralizmit dhe lirisë së fjalës, për të shoshitur burimet e besueshme.”

Sa i përket Bullgarisë, organizata synon të forcojë bashkëpunimin e vet me gazetarët frankofonë bullgarë dhe të ftojë të rinjtë të zbulojnë mundësitë që i ofron gjuha franceze.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/Représentation de l'OIF - Europe centrale et orientale




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD