Nga 1 deri më 3 prill Sofja është organizatore e Turneut Ndërkombëtar të Gjimnastikës Ritmike “Sofia Cup”. Vendi ynë do të prezantohet nga tërë ekipi kombëtar – femra dhe vajza, duke përfshirë edhe Borjana Kalejn dhe Stilijana Nikollova, të cilat një javë më vonë do të marrin pjesë edhe në Kupën Botërore prapë në Sofje. Pritet që në turne të garojnë gjimnaste nga 20 shtete. Vajza nga i ashtuquajturi ekip i art i gjimnastikës ritmike bullgare Nevjana Vlladinova do të debutojë në turne si arbitër.
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..