Sigurimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën nuk është diskutuar në këshillin e koalicionit për mbrojtjen të thirrur nga formacionet qeverisëse. “Kishim një bisedim për organizimin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes”, shpjegoi bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Gjen. Atanas Atanasov. Ai do të paraqesë projektin e tij për të ofruar ndihmë ushtarake për Kievin për secilën nga partitë në koalicionin qeverisës dhe shprehu shpresën se propozimi do të zgjidhet deri në fund të javës.
Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov tha se parlamenti është vendi për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke shtuar se ai "do ta mirëpriste një diskutim të tillë".
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..