Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e konsideron Arabinë Saudite si një partner të rëndësishëm

Foto: mfa.bg

Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal bin Fadel Al-Ibrahim, i cili është për një turne në Evropën Lindore, njoftoi MPJ. Vizita e tij në Bullgari është e para e këtij lloji te ne, me qëllim thellimin e dialogut politik, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, energjetikës dhe turizmit, si dhe zgjidhjen e çështjeve që lidhen me zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë. investimi.

Sipas Ministres Gençovska, Bullgaria e konsideron Mbretërinë e Arabisë Saudite si një nga partnerët më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe do të dëshironte që të dy vendet të zhvillojnë marrëdhënie të dobishme reciproke në fusha me rëndësi strategjike. Në takim Arabinë Saudite mori ftrsë të vizitojë Ekspozitën Ndërkombëtare të Produkteve dhe Shërbimeve të Mbrojtjes Hemus 2022 në Plovdiv.

Gjatë bisedimeve, të dy ministrat diskutuan për luftën në Ukrainë, si dhe për sulmet e vazhdueshme hute në Arabinë Saudite dhe ranë dakord që të gjitha konfliktet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes negociatave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD