Viti është 1961. Vetëm një muaj pas fluturimit të tij në Kozmos Jurij Gagarin mbërrin në Bullgari, ku viziton një sërë qytetesh. Në dy prej tyre-Panagjurishte dhe Plovdiv, kozmonauti merr dhurata mahnitëse dhe shumë të bukura për atë kohë - qilima të punuar me dorë me imazhin e tij.
Gjatë viteve 60 të shekullit të 20 në qytetin Panagjurishte punojnë dy ndërmarrje. Njëra prej tyre Kooperativa Prodhuese e Punës “Qilima Persian” punon për mikun një qilim të madh me përmasa rreth 2x3 metra.“Drejtori ynë na mblodhi dhe na tha: “Le të punojmë një qilim për Jurij Gagarinën”-kujtohet Vasillka Petkova-Bairova, në atë kohë anëtare e Këshillit Drejtues të kooperativës. Ne kishim lesh, kishim modelet e nevojshme, kishim po kështu dhe punonjëse dhe ramë dakord që ta punojmë. Vinin nga e gjithë Bullgaria për të parë sesi po e punojmë këtë qilim, si duket ai. Doli shumë bukur”.
Skemën me ngjyrë, sipas së cilës më pas është endur, e ka zhvilluar hartuesja Lushka Nemigençeva. Është ruajtur vetëm një fotografi bardh e zi të qilimit të gatshëm. Në qendër është Jurij Gagarin në një uniformë ushtarake, me një dorë të ngritur për përshëndetje, i cili ka përqafuar një buqetë me trëndafila aromatikë bullgarë. Nga njëra anë, pranë tij qëndron një vajzë me uniformë pionieri, kurse nga ana tjetër - një grua e buzëqeshur me veshje popullore bullgare.
Qilimi është punuar për rreth një muaj, kurse në punimin e tij marrin pjesë punonjëset më të mira në ndërmarrje. Mes tyre është dhe Paca Stojanova-Jakimova.
“Gjyshja ime atëherë ka qenë 38 vjeçe - tregon mbesa Diana Georgjieva. - Më të paktën 15 gra kanë punuar mbi këtë qilim. Meqenëse çdo gjë ka qenë e punuar në dorë, gjë shumë e lodhshme për sytë dhe për duart, ato punuan me ndërrime të alternuara nga mëngjesi herët deri në mbrëmje shumë vonë”.
Për punimin e këtij qilimi që të gjitha punonjëset marrin çmim dallues personalisht nga pronari i Kooperativës “Qilima Persian”.
“Për këtë se është punuar në afatin e caktuar, kanë qenë të dekoruar me nga një sahat dore. Në atë kohë, ishte një gjë shumë e madhe. Puna e tyre ishte me pagesë të ulët, por kur bënin qilima të tilla me porosi, u bënin dhurata. Gjyshja ime e ka mbajtur mend, se ky është peshqeshi më i madh, të cilin e ka marrë në jetën e saj” - kujtohet Diana Georgjieva.
Fati i mëtejshëm i këtij qilimi nuk është i njohur.
Por, del se mjeshtret e Panagjurishtes punojnë edhe një qilim tjetër me pamjen e kozmonautit. Mbase kjo ka ndodhur në repartet në ndonjë nga fshatrat e Panagjurishtes. Në të, Jurij Gagarin është i rikrijuar me një kostum hapësinor, dhe vetë qilimi është dërguar në Uashington. Si është dukur, mbetet një enigmë, sepse gjatë periudhës së viteve 1992-93 arkiva e ndërmarrjes është shkatërruar.
Janë të humbura gjurmët dhe të qilimit të tretë, ai ka dalë nën duart e shkathtë të mjeshtreve të Plovdivit. Duke kuptuar se Jurij Gagarin do të vizitojë qytetin, drejtoria e Kooperativës “Qilima Persian”- Plovdiv vendos të punojë për ditën festive një qilim të vogël persian me pamjen e Gagarinit. Në punimin e tij përfshihen punonjëset me të mira, të cilat punojnë më 3-4 turne nga 4 orë secila, pa ndërprerje. Mjeshtreve të vjetra, tanimë të vdekura, u ka ndihmuar Ivanka Koçeva duarartë dhe tepër e shkathët e cila në atë kohë ka qenë 19 vjeçe.
“Nëna ime nuk kujtohet me saktësi se për sa kohë është punuar qilimi, por është dashur të reagojnë shumë shpejt. Prandaj kanë angazhuar dhe punonjëset më të shkathtë, të cilat ta punojnë për një kohë mundësisht sa më të shkurtër, sepse ka qenë mjaft i vështirë për tu punuar” - tregon Pllamen Koçev, djali i Ivankës.
Kështu qilimi i bukur është gati vetëm për 24 orë. Skema është e punuar nga piktori kryesor i ndërmarrjes Ivan Kollarov, i cili ka punuar mbi një fotografi të kozmonautit.
“Qilimi ka qenë me përmasa përafërsisht 80 me 80 centimetra, prej një leshi nga më finet. Gagarin, ka qenë i paraqitur mbi një sfond, pa ornamente përreth, me uniformën e tij ushtarake të zakonshme, me kapele dhe jo me kostumin e tij prej kozmonauti - na transmeton fjalët e nënës së tij Pllamen Koçev. Thonë se Jurij Gagarin ka qenë i joshur më shumë pikërisht nga ky peshqesh”.
Që nga ky moment çdo një informacion i mëtejshëm për qilimin mbetet në sferën e supozimeve. Deri tek ne nuk ka arritur asnjë fotografi të krijimit artistik të Plovdivit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/RetroPanagyurishte
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..