Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shëruarit nga Covid-19 janë dy herë më shumë se të infektuarit e rinj

Foto: pinterest

886 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 63% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.7% e 13 175 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Janë regjistruar 166776 pacientë aktivë, 131 pacientë të rinj janë shtruar në spital. 82%, ose 107 prej tyre, nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar ka rënë me 56 në 1157. 126 persona gjenden në repartet e terapisë intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 10 persona me Covid të konfirmuar. 8 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të shëruarit janë 1964 veta.

Të martën janë dhënë 1, 885 vaksina. 2 052 789 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nadezhda Bobçeva

Janë hartuar 3000 akte për shkeljen e zonës me emetim të ulët të kryeqytetit

Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..

botuar më 25-03-10 3.21.MD

Më 10 mars shënojmë 82 vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë në 1943

Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit. Data u zgjodh për shkak të të ashtuquajturit "Aksion i Kjustendillit" nga viti 1943. Atëherë  me..

botuar më 25-03-10 1.41.MD

Destinacionet më të mira evropiane zgjodhën Plovdivin kryeqytetin evropian të verës

Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Kostadin Dimitrov. Në sondazhin e mbi 284 000 njerëzve nga 82..

botuar më 25-03-10 12.41.MD