Më 16 prill 2022 festojmë 143 vjet nga miratimi i kushtetutës së parë bullgare të Tërnovos. Dokumenti afirmon vlerat demokratike të popullit bullgar dhe vendos themelet e demokracisë parlamentare bullgare. Ligji i Lartë i Shtetit është “kurora” në punën e Asamblesë Kushtetuese prej 229 deputetësh të Principatës së Bullgarisë të sapoçliruar nga sundimi osman.
Historianët e përkufizojnë Kushtetutën e Principatës Bullgare si një nga më demokratiket dhe modernet për kohën e saj. “Njerëzit i mbajnë mend dhe i njohin ato urdhra të saj që ende na japin liri. Liria e shtypit, liria e zhvillimit të mitingjeve, mbledhjeve dhe demonstrimeve. Liri - personale dhe liri për këdo që jeton në Bullgari”, tha vite më parë politikani Mihaill Mikov, kryetar i Kuvendit Popullor (2013-2014).
Një çështje kryesore në rendin e ditës të Asamblesë Kushtetuese ishte gjithashtu zgjedhja e një kryeqyteti të ri. "Edhe pse me vetëm një votë vendimtare, deputetët e përcaktuan Sofjen si qytetin më të rëndësishëm bullgar - për shkak të pozicionit të saj qendror gjeografik nga pikëpamja e unitetit kombëtar," tha Doc. Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore të Arkivave. Gjashtë vjet më vonë, filloi ndërtimi i godinës së Kuvendit Popullor në qendër të kryeqytetit të ri.Kushtetuta e Tërnovës ishte në fuqi deri më 6 dhjetor 1947. Gjatë regjimit totalitar në vendin tonë u miratuan dy amendamente në Ligjin Themelor për shtetin, dhe pas ndryshimeve nga viti 1989 e deri më sot është në fuqi Kushtetuta e Republikës së Bullgarisë e miratuar në vitin 1991. Që nga i njëjti vit, me iniciativën e Unionit të Avokatëve në Bullgari, 16 prilli festohet si Dita e Kushtetutës bullgare dhe konsiderohet si festë profesionale e avokatëve në vendin tonë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..