Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zgjidhja e çështjes së Qipros është në interes të sigurisë energjetike të BE-së

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu i ka kërkuar Brukselit që të bindë Nikozinë që të zgjidhë çështjen e Qipros në interes të furnizimit me gaz të BE-së. Rruga më ekonomike për dërgesat nga Mesdheu Lindor në Evropë është përmes Turqisë dhe kalon përmes Qipros. Dhe nga shpërndarja e barabartë e burimeve të energjisë në rajon do të përfitojnë të gjitha vendet, tha Çavushoglu. Ai rikujtoi se bashkësia turke në ishull ka propozuar variante për një marrëveshje të barabartë për shpërndarjen e burimeve dhe të ardhurave, por ato u refuzuan. Ministri i jashtëm turk vuri në dukje se, se prodhimi i gazit në Mesdhe do të jetë objekt i vizitës së tij në Izrael. Liderët e bashkësisë greke dhe turke në Qipro Nikos Anastasiadis dhe Ersin Tatar u takuan për herë të parë pas 7 muajve, shkruan gazeta “Filelefteros”. Ata kanë shqyrtuar shtimin e përqindjes së grave, të cilat të marrin pjesë në negociatat dypalëshe.

Serbia mori raketa kineze për mbrojtje ajrore

Me një fluturim nëpërmjet Turqisë dhe Bullgarisë, gjashtë aeroplanë transportues kinez dërguan sisteme të mbrojtjes ajrore në Beograd HQ-22. Presidenti Aleksandër Vuçiq deklaroi se kjo është arma më e fuqishme mbrojtëse, me të cilën do të disponojë Serbia. Armatimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina mund ta shtyjë Ballkanin drejt një lufte të re, frikësohen në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Asoshejted Pres. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi se Serbia i blen këto armë sepse është në panik se do të mbetet e vetmuar, transmetoi agjencia BETA. Nga ana e vet Aleksandër Vuçiq vuri në dukje: "Serbia, si një vend neutral ushtarak, është e vetme në rajonin e gjerë. Në cirk, ju keni parë luanë, elefantë, tigra, por nuk e keni parë kurrë një ujk të vetmuar. Unë më me dëshirë do të isha gjithmonë një ujk i vetmuar sesa një hienë e paturpshme dhe e pamoralshme... "

Athina nuk heq dorë nga kërkesa për kthimin e frizeve të Partenonit

Drejtori i ri i Muzeut të Akropolit, Nikos Stampolidis, tha se ka ardhur koha për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë mbi kthimin e frizeve të mermertë nga Partenoni në Greqi dhe i kërkoi parlamentit të Londrës të vendosë për këtë çështje. Përpara agjencisë AFP Stampolidis tha se, “nuk bëhet fjalë thjesht për ndonjë krijim artistik, i cili është larg nga vendi i vet i prejardhjes, por për një pjesë nga një monument arkitekturor, i cili është simbol i kulturës botërore”. Ambasadori britanik në Perandorinë Osmane, Lordi Elgin, urdhëroi heqjen e të gjithë frizeve të mermerit nga monumenti dhe ia shiti qeverisë britanike, e cila gjatë vitit 1817 ia dorëzoi Muzeut Britanik. Gjatë marsit të vitit 2021 kryeministri britanik Boris Johnson tha për gazetën “Ta Nea” se ai i kupton "ndjenjat e popullit grek", por skulpturat "janë marrë në përputhje me ligjet në fuqi në atë kohë".

Në Rumani po ndërtojnë fabrikë për traktorë austriakë shumë funksional

Kompania austriake Syn Trac po fillon ndërtimin e një fabrike për montimin e traktorëve në parkun Industrial Ghioroc, në afërsi me kufirin e Rumanisë me Hungarinë. Investimi është me vlerë mbi 400 milionë euro dhe do të hapë 600 vende pune. Traktori i parë do të dorëzohet në tetor të vitit 2023, shpalli “Rumania Insajder”. Linja do të montojë rreth 400 traktorë në vit  për tregjet në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme, raportoi agjencia “Axherpres”. Pronari i Syn Trac Shtefan Putc, deklaroi se traktorët e montuar në Ghioroc, kanë një kapacitet unikal dhe për 60 sekonda mund të kalojnë nga funksionet për bujqësinë drejt një gatishmëri për një veprimtari komunale. 

Presion për të mbyllur “Ballkanin e Hapur”

Perëndimi është kundra iniciativës së presidentit serb “Ballkani i Hapur”, sepse mendon se synon të rivendosë ndikimin anti-evropian të Beogradit në rajon, raportoi BGNES. Citohet një numër i gazetës serbe “Blic”, kushtuar iniciativës regjionale. “Presioni nga Perëndimi shtohet me çdo një ditë të kaluar. Britanikët janë kundërshtarët më serioz të nismës së presidentit Aleksandër Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev”, shkruan gazeta. Sipas gazetës “Blic”, një presion më të madh ushtrohet në Shkup, ku pas dorëheqjes së Zaevit, kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski është hallka më e dobët. Disa nga marrëveshjet, të cilat rrjedhin nga iniciativa, tanimë po kryhen  midis këtyre tre shteteve. Iniciativa u hodh poshtë nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, arkiv, Syn Trac

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD