Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë ka më pak se 1000 pacientë të shtruar në spital me Covid

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 895 raste të reja me koronavirus në vend, që është 673 më shumë të infektuar se një ditë më parë. 63% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 7,85% e 11 396 testeve të kryera për Covid janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve aktivë ka rënë nga 2421 në 161 039. Në spitale janë shtruar 158 pacientë të infektuar. 127 prej të shtruarve ose 80.38 nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të trajtuar në spitale ka rënë në 996. Në repartin e terapisë intensive ka 112 të infektuar.

26 persona vdiqën me Covid të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. 24 nga të vdekurit nuk janë të vaksinuar. Janë shëruar 3290 persona, të hënën janë bërë 1261 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD

Nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare

Sot shënojmë Ditën e Kujtimit për Krimet e Regjimeve Nacional Socialiste, Komuniste dhe të tjera totalitare dhe nderojmë viktimat e tyre. Kryeministri Dimitër Gllavçev, i cili vendosi lule para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili ndodhet..

botuar më 24-08-23 4.03.MD