Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 prillin

Të mërkurën do të bjerë shi, temperaturat mbeten të ulëta për muajin prill

Foto: arkiv

Ditën e mërkurë vranësirat nga perëndimi do të rriten. Deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin dhe mbi 800-900 m mbi nivelin e detit do të bjerë borë. Në disa vende në Bullgarinë Jugore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5 gradë, në disa zona do të bien nën zero. Temperaturat ditore mbeten më të ulëta se normalja për muajin prill ndërmjet 8 dhe 13°. Në Sofje termometrat do të tregojnë nga 0 deri në 8°.

Mbi male do të mbajë mot i vranët, në shumë vende me reshje bore, në pjesët e poshtme me reshje shiu dhe bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 4°, në 2000 m rreth 0°.

Të enjten reshjet e shiut do të pushojnë, vranësirat do të çahen dhe temperaturat do të rriten.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD