Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veza e kuqe – simboli i Ringjalljes

Foto: BGNES

Sipas traditës Të Enjten e Madhe ngjyrosen vezët për Pashkët. Veza e parë duhet të jetë e kuqe – sipas besimeve kjo ngjyrë është simboli i vuajtjeve të Krishtit në kryq dhe i Ringjalljes së Krishtit.

Disa prej këngëve kishtare, që tingëllojnë në kishat ortodokse bullgare Të Enjten e Madhe, interpretohen vetëm këtë ditë. Midis tyre është “Kusari i matur”, kushtuar vjedhësit që u kryqëzua me Krishtin dhe u pendua për mëkatet e tij. Duke parë pendimin e tij të vërtetë, Biri i Perëndisë thotë: “Sot do të jesh me mua në Parajsë”.

Kënga “Kusari i matur”, muzikën e së cilës e krijoi Petër Dinev, është veçanërisht e njohur në interpretimin e basit të madh bullgar Boris Hristov dhe të Korit të Tempullit “Shën Aleksandër Nevski”.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papi Hans me një projekt të ri emocional – “Parkingu”

Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..

botuar më 25-01-14 8.10.PD
Grupi Tangra

"Qyteti ynë"

Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..

botuar më 25-01-13 8.25.PD

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD