Sipas traditës Të Enjten e Madhe ngjyrosen vezët për Pashkët. Veza e parë duhet të jetë e kuqe – sipas besimeve kjo ngjyrë është simboli i vuajtjeve të Krishtit në kryq dhe i Ringjalljes së Krishtit.
Disa prej këngëve kishtare, që tingëllojnë në kishat ortodokse bullgare Të Enjten e Madhe, interpretohen vetëm këtë ditë. Midis tyre është “Kusari i matur”, kushtuar vjedhësit që u kryqëzua me Krishtin dhe u pendua për mëkatet e tij. Duke parë pendimin e tij të vërtetë, Biri i Perëndisë thotë: “Sot do të jesh me mua në Parajsë”.Kënga “Kusari i matur”, muzikën e së cilës e krijoi Petër Dinev, është veçanërisht e njohur në interpretimin e basit të madh bullgar Boris Hristov dhe të Korit të Tempullit “Shën Aleksandër Nevski”.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..