Histori të bukura të Pashkëve shkëlqejnë mbi vezë të mëdha, të cilat këtë vit dekoruan zonën e gjelbëruar para Bashkisë së Plovdivit. Me shumë talent dhe frymëzim, modelet me përmasa nga 70 cm deri në 1.20 m janë pikturuar nga maturantët e Shkollës së Lartë Kombëtare të Arteve Skenike dhe Kinematografike në Plovdiv.
Mbi dekorimin e kompletuar tematik këtë vit u vendos tabela “Destinacioni më i mirë evropian” për vitin 2022. Plovdivi e fitoi këtë titull, duke zënë vendin e 4-të në edicionin e 13-të të renditjes prestigjioze të Destinacioneve më të mira evropiane. Pesë të parët kanë të drejtën të përdorin titullin "Destinacioni më i mirë evropian 2022" në të gjitha komunikimet e tyre, paraqitjet në media, faqet e internetit, reklamat.
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..
Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..
Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..