Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shumica e maqedonasve e konsiderojnë Serbinë mikun më të mirë të Shkupit

Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan projektin e shtatë të partneritetit ndërkufitar, njoftoi agjencia MIA.Ai është për gjurmimin e depove ilegale në rajonin e Shkupit dhe pastrimin e tyre për një periudhë prej  18 muajve. Përpara “TV Pink” presidenti serb Aleksandër Vuçiç komentoi  marrëdhëniet Shkup-Beograd. “Ne jemi miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë Veriore. Kush është më i afërt se Serbia? Ne jemi të vetmit, të cilët nuk duan ndryshimin e emrit, të flamurit, të gjuhës ose të diçkaje tjetër. Ne e duam popullin maqedonas. Ne nuk duam asgjë prej tyre. Përveç të jemi në marrëdhëniet më të mira të mundshme, të jemi miq dhe vëllezër”, tha Vuçiç. Anketa e observatorit maqedonas Image Observatory tregon se 39% nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut  e konsiderojnë Serbinë mikun e vet më të madh. Bullgaria është në vendin e fundit mes shteteve fqinje, vë në dukje agjencia MIA.

Zgjedhje parlamentare në Slloveni


Më 24 prill në Slloveni do të zhvillohen zgjedhje të rregullta parlamentare. 1.65 milionë sllovenë kanë të drejtë vote, raportoi BTA. Ata do të zgjedhin përfaqësues në parlamentin 90 vendesh. Dy vende janë të ndara për pakicat italiane dhe hungareze. Sipas studimeve sociologjike aktiviteti zgjedhur do të jetë më i lartë sesa përpara 4 vjetëve, kur ishte 52,6%. Prognozat janë se konsolidimi i hapësirës politike do të çojë  deri në më pak parti në parlamentin e ri. Pragu elektoral i partive për të hyrë në parlament është 4%. Formacioni i ri “Lëvizje Liri” është konkurrenti kryesor i Partisë Demokratike Sllovene drejtuese, tregojnë sociologët.

Rumania legalizon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Rumania është  e gatshme t'i sigurojë Ukrainës armë vdekjeprurëse nga rezervat e mbrojtjes kombëtare, shkruan "Romania libera".Kjo bëhet nëpërmjet ndryshimeve në legjislacionin rumun. Ministria e Mbrojtjes ka hartuar një dekret të posaçëm. Ai do të ndryshojë dekretin e qeverisë për "akumulimin, largimin dhe rinovimin e rezervave të destinuara për mbrojtje kombëtare". Pas miratimit të dokumentit, Rumania do të  jetë në gjendje të furnizojë me rezervat e saj ushtarake jo vetëm  anëtarët e NATO-s, por dhe aleatët e mundshëm. Bukureshti tanimë shpalli se po zbarkon të gjithë gjuajtësit e tij të përmirësuar të gjeneratës së dytë MiG-21 dhe do t’i dërgojë në Ukrainë. Ministri i mbrojtjes Vasile Dancu tha se deri  tani mbështetja e Rumanisë për Ukrainën është vetëm humanitare, jo ushtarake, raportoi Agerpres.

¾ prej grekëve janë të imunizuar kundër Covid

Greqia nuk beson në strategjinë për një “Covid zero” si në Kinë, deklaroi  ministri i shëndetësisë Thanos Plevris gjatë prezantimit të situatës epidemiologjike në vend, njoftoi televizioni grek “Skaj”. “Pas 2 vjetëve gjendemi në një fazë tjetër të drejtimit të pandemisë. Tanimë po hyjmë në një bashkëjetesë me virusin. Masat ekzistojnë, por pa pasur një karakter të detyrueshëm, sepse situata është e ndryshme”, vuri në dukje Plevris. Ministri shpalli se 75% nga popullsia e vendit është e vaksinuar, ku tek të moshuarit mbulimi i imunizimit arrin 85%, kurse tek grupet e prekshme është mbi 90%, raporton ANA-MPA.

Industria ushtarake turke po e shton mjaft eksportin e vet

Industria ushtarake turke pret që sivjet të eksportojë armë për mbi 4 miliardë dollarë, njofton gazeta “Milliyet”.  Është cituar kreu i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir, se për 12 muaj që nga marsi i vitit 2021 deri në marsin e vitit 2022, sektori ka eksportuar produkte për 3,53 miliardë dollarë. Demir vë në dukje se Turqia ka firmosur marrëveshje bilaterale me 82 shtete për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes. Marrëveshjet e fundit janë me Irakun, Nigerinë dhe Kongon. Vihet në dukje po kështu se në listën e eksportit të industrisë mbrojtëse turke me 50% rriten prodhimet e aviacionit. Më i madh është interesi për dronët “Bajraktar”, të cilët pas konflikteve të fundit në Nagorni Karabah dhe luftës në Ukrainë u treguan si mjaft efektive.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, dz-rs.si, EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD