Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska u takua me Donika Gërvallën, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, njoftoi BTA. Biseda u zhvillua në Sofje në kuadër të forumit “BE takon Ballkanin”.
Ministrja Gençovska theksoi gatishmërinë e palës bullgare për të vazhduar mbështetjen e perspektivës evropiane të Kosovës, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës.
Donika Gërvalla ftoi Ministren e Jashtme bullgare që në një të ardhme të afërt ta vizitojë Kosovën, gjë që do të jetë edhe një konfirmim i dëshirës së dy palëve për thellimin e dialogut politik, thuhet në njoftim.Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..