Një front i ftohtë do të kalojë mbi vendin ditën e enjte. Me erë veriperëndimore vranësirat do të rriten fillimisht në veriperëndim të Bullgarisë dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat do të bien. Minimumi do të jetë ndërmjet 8 dhe 13°, për Sofjen - 9°. Gjatë ditës vranësirat do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të ketë reshje shiu të shoqëruar me bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të ditës. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 22 gradë, në kryeqytet - 17 gradë.
Mbi male do të mbajë vranësira me reshje të konsiderueshme, mbi 1800 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 12 °, në 2000 m rreth 6.
Të premten reshjet do të ndalen në të gjithë vendin.Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu..