Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i ri i gazit do të jetë i qartë pas datës 10 maj

Stanisllav Todorov
Foto: BGNES

Çmimi i gazit për muajin maj në Bullgari do të jetë i barabartë me çmimet në bursat evropiane dhe rritja do të jetë rreth 35%, parashikon kryetari i rregullatorit të energjisë Stanisllav Todorov. Në mbledhjen e hapur të komisionit nuk u mor një vendim përfundimtar. Çmimi do të shpallet pas një takimi të mbyllur më 10 maj. Bulgargaz është i bindur se sasitë e gazit për vendin për muajin e ardhshëm janë siguruar dhe nuk do të ketë mungesë.

Në muajin mars, çmimet e prodhimit në Bullgari u rritën me 4,3% krahasuar me shkurtin dhe shënuan një rritje vjetore prej 36,1% për shkak të rritjes së theksuar të çmimeve të energjisë me 85,2%, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Të dhënat sugjerojnë një përshpejtim të vazhdueshëm të inflacionit në muajt në vijim, parashikon instituti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Administrata rajonale - Plovdiv

Plovdivi është me tym, rekomandohet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv. Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të..

botuar më 24-08-02 10.59.PD

Vendi ynë po kthehet në një shkretëtirë demografike

Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, ​​deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen...

botuar më 24-08-02 10.31.PD

Parashikimi i motit për 2 gushtin 2024

Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë në zonat perëndimore, por vetëm në vende të izoluara, në..

botuar më 24-08-01 7.35.MD