Çmimi i gazit për muajin maj në Bullgari do të jetë i barabartë me çmimet në bursat evropiane dhe rritja do të jetë rreth 35%, parashikon kryetari i rregullatorit të energjisë Stanisllav Todorov. Në mbledhjen e hapur të komisionit nuk u mor një vendim përfundimtar. Çmimi do të shpallet pas një takimi të mbyllur më 10 maj. Bulgargaz është i bindur se sasitë e gazit për vendin për muajin e ardhshëm janë siguruar dhe nuk do të ketë mungesë.
Në muajin mars, çmimet e prodhimit në Bullgari u rritën me 4,3% krahasuar me shkurtin dhe shënuan një rritje vjetore prej 36,1% për shkak të rritjes së theksuar të çmimeve të energjisë me 85,2%, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Të dhënat sugjerojnë një përshpejtim të vazhdueshëm të inflacionit në muajt në vijim, parashikon instituti."Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..
Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..
Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare..
Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas..
Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në..