Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Albanologu Anton Pançev: Lufta në Ukrainë krijon pasiguri në Ballkanin Perëndimor

Lufta në Ukrainë krijon pasiguri në Ballkanin Perëndimor dhe frikën se problemet ekonomike mund të çojnë në jostabilitet politik dhe trazira në vende si Kosova dhe Bosnja. Nëse Rusia imponon vullnetin e saj, ajo do të inkurajojë grupet ekstremiste në Ballkanin Perëndimor që të destabilizojnë disa vende. Këtë e tha për BNR Anton Pançev, politolog, albanolog, anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas. Pyetjes për veton e Bullgarisë në bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Pançev iu përgjigj se ajo nuk duhet të hiqet përpara se qëndrimi i fqinjit tonë ndaj pakicës bullgare atje të ndryshojë. Ai tha se Shqipëria duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e bisedimeve për anëtarësimin në BE, siç kërkoi së fundmi kryeministri Edi Rama. Sipas Pançevit, nëse deri në fund të qershorit nuk ka lëvizje rreth mosmarrëveshjes Sofje-Shkup, Shqipëria do të kërkojë shkëputje, pasi nuk ka asnjë kërkesë formale që të dyja vendet të shkojnë së bashku në proces.

Turqia është e gatshme të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin se Ankaraja është e gatshme të marrë iniciativën për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila po vazhdon që nga 24 shkurti, dhe të ndërmjetësojë midis Moskës dhe Kievit për të vendosur një paqe të qëndrueshme në regjion sa më shpejt të jetë e mundur, njoftoi Radio Televizioni Turk. Erdogan tha gjithashtu se koordinimi dhe dialogu i ngushtë midis organizatave të inteligjencës të Rusisë dhe Turqisë do të ndihmojë në parandalimin e tragjedive humanitare në rajon, raportoi BTA.

Kyriakos Mitsotakis: Në fund të majit, Greqia do t’i paguajë Gazpromit

Ekspertët grekë në fushën е energjetikës janë të mendimit se diversifikimi i vendit drejt pavarësisë së plotë nga gazi rus është i pamundur në këtë fazë, raportoi korrespondentja e BNR Katja Peeva nga Greqia. “Greqia do t’i paguajë Gazpromit në fund të majit”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave. Mediat spekuluan se kjo është një marrëveshje për pagim me rubla sipas skemës së Moskës, por qeveria nuk shpjegoi skemën e pagesës. Në të njëjtën kohë, të gjitha partitë opozitare janë duke kritikuar qeverinë e Mitsotakis për dështimin për të ndërmarrë veprime kundër çmimeve të shtrenjta të energjisë elektrike, ushqimeve dhe karburanteve. Ndihma e livruar është një "pikë në oqeanin e çmimeve në rritje", vë në dukje “Siriza”.

Një parti e sapoformuar fitoi zgjedhjet në Slloveni

Me 70% pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë më 24 prill, Robert Golob dhe partia e sapoformuar e qendrës së majtë “Liria” ("Svoboda") mundën kryeministrin slloven Janez Jansha të Partisë Demokratike Sllovene. Gazetarja e BTA Sofia Angellova tha për BNR se analistët i cilësojnë zgjedhjet si vendimtare, pasi kanë treguar se votuesit duan që vendi të ecë në një rrugë të re. Opozita e ka akuzuar Janshën për shkelje të standardeve demokratike nëpërmjet emërimit të njerëzve besnikë të partisë së tij në postet kyçe, lidhjes së marrëveshjeve të dyshimta me kompanitë shtetërore, sulmeve ndaj mediave që e kritikojnë atë, si dhe për masat jashtëzakonisht të rrepta kundër pandemisë së koronavirusit. Pritet që Golob ta kthejë normalitetin dhe demokracinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Sllovenisë. “Liria” nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri më vete, prandaj duhet të ketë negociata. Golob informoi se do që të formojë një qeveri ekspertësh, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, por ata nuk duhet të jenë nga partia e Janshës dhe nga “Sllovenia e Re”.

Rumania pret prodhimin e saj të parë të gazit në Detin e Zi në mes të vitit

Kryeministri rumun Nicolae Ciucă njoftuar se gazi i parë i Detit të Zi do të nxirret në mesin e këtij viti nga kompania Black Sea Oil and Gas. Sipas tij, do të shfrytëzohen rreth një miliard metër kub në vit, që është 10% e konsumit vjetor të Rumanisë, njoftoi BTA. Në një transmetim në TVR1, Ciucă komentoi se Rumania është me fat që e ka këtë burim veçanërisht të rëndësishëm për momentin. Ai vuri në dukje se sot, më 29 prill, do të zhvillojë bisedime me kryeministrin bullgar Kirill Petkov për përfundimin e interkonektorit midis Greqisë dhe Bullgarisë për të siguruar gaz të lëngshëm që mund të sillet në Mesdhe.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov (majtas) dhe Peter Szijjártó

Bullgaria është mirënjohëse për mbështetjen hungareze për Shengenin

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..

botuar më 24-12-13 5.22.MD

Përfunduan konsultimet e formacioneve politike të përfaqësuara në parlament me presidentin

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..

botuar më 24-12-12 6.17.MD

Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen

Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..

botuar më 24-12-12 11.53.PD