Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 8 gradë, në Sofje rreth 3 gradë. Në mëngjes vende-vende do të formohet mjegull në ultësira dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në veriperëndim do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të ngrohet dhe temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 23 gradë, në kryeqytet rreth 20 gradë.
Në male do të jetë me diell deri në mesditë. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu, mbi 2000 m do të bjerë borë e lehtë. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 11 °, në 2000 metra deri në 4 °. Temperatura e ujit të detit do të jetë ndërmjet 12 dhe 14 gradë, ndërsa lëvizja e detit deri në 3 ballë.
Temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe ditën e enjte.Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..