Parlamenti bullgar duhet të vendosë nëse vendi do të japë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në një këshill të koalicionit, partitë në pushtet diskutuan çështjen, por pas një takimi dy orësh, këshilli përfundoi pa një vendim konkret apo deklaratë të përgjithshme.
Para takimit, Lena Borisllavova, shefe e zyrës së kryeministrit Kirill Petkov, komentoi se nuk beson se koalicioni do të shpërbëhet për shkak të Ukrainës. Lidhur me fjalët e presidentit Rumen Radev se vendimmarrësit duhet të kenë parasysh sigurinë e bullgarëve, Borisllavova tha: "Konflikti është shumë afër kufijve të Polonisë dhe Rumanisë. Këto janë vende që dërgojnë ndihma ushtarake. Siguria e tyre kombëtare varet nga siguria kolektive e Evropës dhe NATO-s”.
Gjatë 24 orëve të fundit ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas, veçanërisht luftime të rënda në Popasnaja, ku ushtria ruse po përpiqet të depërtojë për të rrethuar qytetin e Severnodoneckut, raportoi agjencia ukrainase UNIAN.
Sulmet ruse në Ukrainën lindore të martën vranë 21 civilë dhe plagosën akoma 27 , raportoi AFP. Ky është numri më i madh i viktimave për 24 orë për rreth një muaj, shkruan agjencia.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..