Bllagoevgrad nderoi kujtimin e Goce Dellçevit në ditën e 119 vjetorit nga vdekja e tij. Para monumentit të revolucionarit në sheshin “Maqedonia” në qendrën rajonale u vendosën lule.
Goce Dellçev është një nga revolucionarët më të rëndësishëm bullgar, i cili ndjek idealet e veprës çlirimtare të Vasill Levskit, tha për BTA drejtori i Muzeut Historik Rajonal në Bllagoevgrad dr. Kirill Aleksiev.
Goce Dellçev e sheh botën "vetëm si një fushë për konkurrencë kulturore midis kombeve". Për të ndjekur pikëpamjet e tij, ne duhet të ndërtojmë ura, jo mure, të kërkojmë jo atë që na ndan, por atë që na bashkon, tha historiani Ivan Stojanov në ceremoni.
Udhëheqësi i VMRO-së Goce Dellçev u vra në një betejë me turqit osmane në vitin 1903 në fshatin Banica.
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..