Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit më 6 maj

Në ditën e Shën Gjergjit do të jetë e ngrohtë me reshje të dobëta shiu në jugperëndim

Foto: BGNES

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10 gradë, në Sofje - rreth 5 gradë. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të forta mbi Bullgarinë Perëndimore. Pasdite në jugperëndim do të mbajë vranësira, vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21 dhe 26 gradë, në kryeqytet deri në 21 gradë.

Në male do të jetë me diell. Pasdite mbi masivët jugperëndimor do të ketë vranësira me reshje të shkurtra shiu. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë 12°, në 2000 m deri në 5°.

Ditën e shtunë do të mbajë ngrohtë dhe reshjet do të ndalen në të gjithë vendin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimimitr Gllavçev (majtas) dhe presidenti Radev

Përbërja e kabinetit të ri është gati

Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e kabinetit në detyrë, njoftoi BTA. Në qeverinë e mëparshme, kryeministri në detyrë, Dimitër Glavçev,..

rinovuar më 24-08-26 1.59.MD

Mbetjet e një sateliti kaluan mbi qiellin bullgar

Mbrëmë vonë, observatori në Rozhen ka vëzhguar një trup të ndritshëm me madhësinë e një makine ose autobusi. Nikolla Petrov, drejtori i observatorit, tha për BNT se nuk bëhet fjalë për një meteorit apo asteroid, por për mbeturina nga satelitët..

botuar më 24-08-26 9.44.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD