Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karta Blu – një mundësi për të "importuar" specialistë të kualifikuar nga jashtë BE-së

Foto: consilium.europa.eu

Një e treta e bullgarëve të aftë për punë do të largohen nga tregu i punës deri në vitin 2050, pasi do të arrijnë moshën e pensionit, sipas një raporti të përbashkët nga Agjencia e Punësimit, Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Kjo do të çojë në mungesë të fuqisë punëtore dhe një krizë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Fatkeqësisht, Bullgaria është ndër vendet me popullsinë me shkrirjen më të shpejtë në botë.

Për të kapërcyer problemin e rënies dhe plakjes së popullsisë, vendi ynë do të ketë gjithnjë e më shumë nevojë të importojë fuqi punëtore. Dhe duke qenë se kjo prek të gjithë kontinentin, gjatë një debati në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Javier Moreno Sanchez theksoi se Evropa ka nevojë për migrim legal – tani dhe aq më tepër në të ardhmen.

Javier Moreno Sanchez

Ne kemi nevojë për punëtorë imigrantë jo vetëm për arsye demografike, por edhe për arsye ekonomike dhe gjeopolitike”, tha ai. - Përveç kësaj, ata përbëjnë një pasuri kulturore për shoqëritë tona. Për të tërhequr këta punëtorë, ne duhet të thjeshtojmë dhe të vazhdojmë të harmonizojmë kuadrin ligjor evropian, i cili rregullon kushtet e hyrjes dhe qëndrimit, duke u dhënë fund pengesave dhe burokracisë”.

Një nga mundësitë për punësimin e specialistëve me kualifikim të lartë nga vende jashtë Bashkimit Evropian është nëpërmjet të ashtuquajturës “Kartë Blu”. Ajo ofron kushte relativisht të lehta për aplikimin e specialistëve në fushën e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë dhe të specialistëve me profesione të tjera prestigjioze.

Karta Blu mund të marrin persona me kompetencën e nevojshme, e cila është marrë në shkolla të larta për të paktën tre vjet studim. Punëdhënësi duhet të specifikojë në kontratën e punës një pagë të paktën 1.5 herë më të lartë se mesatarja e vendit tonë dhe t'i punësojë për një periudhë jo më pak se një vit. Është e mundur që dokumenti të lëshohet pa zbatuar disa nga kërkesat ligjore në rastin e profesioneve me mungesë specialistësh të kualifikuar.

Karta e parë Blu në vendin tonë i është dhënë një inxhinieri në vitin 2012 në Stara Zagora. Sipas Donka Zhelevës, një avokate në një zyrë të madhe në Sofje, ajo përdoret më shpesh për të tërhequr punonjës në fushën e teknologjisë së informacionit.

Procedura ndryshoi dhe që nga qershori i këtij viti të gjitha dokumentet dorëzohen pranë Drejtorisë së Migracionit ose drejtorive rajonale të saj – sqaron juristja. - Më pas pritet qëndrimi i Agjencisë së Punësimit, Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe Drejtorisë së Marrëdhënieve Konsullore. Një detaj i rëndësishëm është se përveç punëdhënësve, të cilët ishin të vetmit që mund të aplikonin për leje, tashmë këtë mund ta bëjnë edhe shtetas të vendeve të treta me banim në vendin tonë”.

Praktika e Donka Zhelevës tregon se punëdhënësit janë të interesuar për mundësitë që ofron Karta Blu evropiane, por rrallëherë përfitojnë për shkak të procedurës së ngadaltë. Pengesa të tjera, sipas tyre, janë mungesa e dokumentacionit, reklamimi i pamjaftueshëm dhe procesi i papërfunduar i anëtarësimit të vendit tonë në zonën Shengen.

Në vitin 2015 në Bullgari janë lëshuar 61 Karta Blu, një vit më vonë - 115, dhe në vitin 2019 - 268, që është numri më i vogël në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të Eurostat. Në të njëjtën kohë, vendi ynë ka gjithnjë e më shumë nevojë për profesionistë të arsimuar dhe me përvojë.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të artikullit të Elena Ballabanovës, BNR-Kërxhali/

Foto: consilium.europa.eu, europarl.europa.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD