Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bizhuteritë e një aristokrateje të shekullit të 19-të u bënë një rast për një festë në fshatin Petriç në rrethin e Sofjes

Foto: travelnews.bg

Më 7 maj nga ora 11.00 në fshatin malor Petriç do të zhvillohet për herë të parë Festivali i Bizhuterive. Ai është i lidhur me festimin e 146 vjetorit  nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në fshatin Petriç dhe vizitën e aristokrates angleze lejdi Emili Strangford gjatë vitit 1877 në fshat. Aty ajo ndërton dhe pajis spitale dhe përkrah luftërat nacional-çlirimtare të bullgarëve.

Në lidhje me këtë në Petriç organizohet një rikrijim i ngjarjeve të Kryengritjes së Prillit, fishekzjarrë dhe shumë ngjarje të tjera.Parashikohet pjesëmarrje  e artistëve, grupeve të veçanta dhe interpretime individuale jo vetëm nga regjioni i vendit, por dhe nga Rrethinat Perëndimore të Serbisë, por dhe e bullgarëve besarabë. Krenaria e madhe e fshatit Petriç është medaljoni unik i lejdi Emili Strangford, i dhuruar shkrimtarit tonë të njohur Ivan Vazov, i cili  e lavdëron dhe e lartëson dhuruesen në vitin 1876 në poezinë e tij “Për mirëbërësen tonë”.

Sot medaljoni i lashtë është një pjesë nga ekspozita e muzeut në fshat, dhe pikërisht ai është shkak të organizohet festivali i parë i bizhuterive atje. Me të, vendasit e vënë theksin në artin, zejtarinë dhe folklorin bullgar.

Në ngjarje do të marrin pjesë dhe krijues dhe zanatçinj, të cilët paraqesin bizhuteri të punuara në dorë, të cilët do ti vendosin punëtoritë e tyre artistike dhe atelietë në zonën e formuar artistike në qendrën e fshatit Petriç. Për gjendjen festive do të kujdesen dhe interpretues të njohur të folklorit autentik dhe të modernizuar.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD