Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një plan për futjen e euros do të shqyrtohet sot nga qeveria

Foto: Pixabay

Këshilli i jashtëzakonshëm i ekspertëve të koalicionit në pushtet është thirrur sonte nga zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Asen Vasilev. Kjo u konfirmua për BNR nga burime të koalicionit qeverisës. Temat janë Plani Kombëtar për Futjen e Euros dhe masat kundër krizës të kabinetit.

Plani Kombëtar për Futjen e Euros u përfshi si një pikë në rendin e ditës të mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave, por u hoq pas një kundërshtimi të ashpër nga Kryetari i Komisionit të Buxhetit, Ljubomir Karimanski, pasi nuk pati diskutime në parlament apo mes partnerëve të koalicionit. Ai rikujtoi se marrëveshja e koalicionit parashikon që miratimi i një plani të tillë të bëhet pas një diskutimi publik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD