Mësuesit e parë sllavë Kirill dhe Metodij u kanonizuan shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare për përkthimin dhe përhapjen e librave të vjetër liturgjikë sllavë dhe për përhapjen e krishterimit në mes të sllavëve.
Të shpallur bashkëmbrojtës qiellorë të Evropës nga Papa Gjon Pali II, në shekullin e IX apostujt e shenjtë Kirill dhe Metodij kryen një vepër kulturore, duke shkatërruar mitin e tri gjuhëve të vetme të shenjta në të cilët ishte e lejueshme të predikohej Dhiata e Re (latinisht, greqisht dhe hebraisht). Me përkthimet e tyre ata hapën rrugën drejt edukimit të krishterë - jo vetëm për sllavët, por edhe për të gjithë popujt mesjetarë.
Pas misionit iluminist në Moravinë e Madhe dhe Panoninë, kurora e punës së tyre ishte mbërritja në Romë në vitin 868. Papa Adriani II priti personalisht vëllezërit e lindur në Selanik. “Nuk mundi të priste më, por duke marrë me vete të gjithë priftërinjtë dhe hierarkët atje, doli për të takuar shenjtorët. . . “ – kështu e përshkruan ngjarjen nxënësi i tyre Shën Kliment Ohridski.
Studiuesit e shpjegojnë suksesin e të dy vëllezërve me personalitetin e Shen Kirillit, me emrin laik Konstantin Filozof. Me dijet e tij, ai hoqi dyshimet se përkthimet e librave të shenjtë mund të shkaktonin herezi. Një rrethanë e lumtur ishte fakti që vëllezërit sollën dhe i dhuruan Vatikanit lipsanet e Shën Klimenti, i cili ishte një nga papët e parë të Romës dhe një dishepull i Apostujve Pjetër dhe Pali.
Papa Adriani II shenjtëroi dhe bekoi alfabetin dhe përkthimet sllave në kishën romake “Santa Maria Maggiore”. Shërbimet solemne u mbajtën në gjuhën sllave.
Me urdhër të papës, kryepeshkopët Gauderik dhe Formoza shuguruan Shën Metodij kryepeshkop dhe dishepujt e tij priftërinj dhe dhjakë. Më vonë, në vitin 866, Formoza u përcoll në Bullgari si kreu i kishës bullgare të prezantuar nga Princi Boris.
Pas vdekjes së Shën Kirill në Romë, ku u varros, Kryepeshkopi Metodij u kthye në Moravi dhe Bohemi.
Atje, me gjithë pengesat e krijuara nga kleri frank, ai predikonte, pagëzonte dhe përkthente deri në fund të ditëve të tij në vitin 885.
Për punën e tyre, vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij rikrijohen në ikonografi si shkrimtarë dhe arsimtarë, duke mbajtur një rrotull me alfabetin glagolitik që ata krijuan. Sot, emri i tyre vazhdon të jetë një urë shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe një simbol i unitetit kulturor në Evropë.
Redaktor: Ivo IvanovPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, BGNES
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..