Në fund të prillit dhe në fillim të majit ne, bullgarët, kujtojmë vrullin e mahnitshëm për liri të heronjve të Kryengritjes së Prillit të vitit 1876.
Ne kemi folur shumë herë për veprën e kryengritësve të prillit, madje na duket se kjo temë nuk fsheh më surpriza. Por kështu është derisa gjendemi në fshatin Petriç, vetëm 60 km larg Sofjes. Atje, fjalë për fjalë çdo shtëpi mban kujtimin e vitit fatal 1876. Gjatë kryengritjes kundër pushtuesit osman, për shkak të shpirtit luftarak të banorëve të Petriç (rreth 1600 banorë), fshati u bë një pikë kryesore e Rrethit të Katërt Revolucionar.
Të mbrojtur nga bjeshkët e malit Sredna Gora, rebelët ndiheshin të lirë dhe plotësisht të sigurt në suksesin e kauzës së tyre. Në përgatitjen e kryengritjes u përfshinë të gjithë banorët - nga fëmijët tek më të moshuarit. Në afërsi të fshatit ndërtuan llogore dhe argjinatura, falë të cilave edhe në përplasjet e para me robëruesin, njerëzit këtu përjetuan gëzimin e fitores. Në ndihmë erdhi edhe çeta e kalorësisë së revolucionarit Georgi Benkovski e njohur në histori si “Çeta Fluturuese”. Në zonën Boishteto u zhvillua një betejë e madhe, në të cilën kryengritësit zmbrapsën ushtrinë turke prej 500 vetash. Më 25 prill, fshati u sulmua përsëri dhe në betejat prapë fituan bullgarët, pasi sulmuesit turq dhanë shumë viktima.
Kështu Petriç mbetet në histori me të vetmet beteja fitimtare për bullgarët mbi tiranin shekullor në ditët e Kryengritjes së Prillit. Më 28 prill, trupat turke, bashibozukët dhe çerkezët mbërritën këtu. Për disa ditë fshati iu nënshtrua shkatërrimit dhe rrënimit të plotë. Bagëtia dhe gjithçka me vlerë u grabit nga sulmuesi. Historia ende i kujton fjalët e heroit nga Petriç Neno Gugov. I zënë rob lufte dhe i lidhur me zinxhirë, ai i tha pashait osman se ishte i vetmi fajtor për kryengritjen. Në këtë mënyrë ai i shpëton fshatarët e tij të rrënuar nga reprezalje.
Sot fryma e Kryengritjes së Prillit ndihet kudo. Sapo hyjmë në Petriç na pret simboli i fshatit – Monumenti “Kambana”. Është një lapidar 8 metra që rikrijon një kambanë të thyer, një memorial për kambanat e shkrira të kishës që u përdorën për të derdhur plumba për rebelët.
Çdo vit, të shtunën e parë pas Ditës së Shën Gjergjit – ditën kur shpërtheu kryengritja, në Petriç organizohet një rikonstruksion i ngjarjeve të vitit 1876. Te data e sotme, fshati ka rreth 200 banorë të përhershëm, por ai gëzon interes të madh nga të rinjtë që vijnë nga qytetet e afërta dhe kryeqyteti. Çfarë tjetër mund të shihet në fshatin Petriç, thotë kryetarja e bashkisë Marija Angellova:
“Vendbanimi është shumë i vjetër, ka të dhëna se ekziston që nga viti 1114. Nëse turistët vijnë këtu tani, ka shumë vende që mund të shohin. Kemi një galeri interesante arti, të hapur me rastin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Një fenomen është edhe Shtëpia e Neno Gugov.
Në vitin 1876 në të 7 revolucionarë u betuan për të organizuar popullin dhe për të udhëhequr kryengritjen. Një vend tërheqës është kisha “Shën Gjergji Fitimtar”, ku derdheshin plumba dhe përgatiteshin fishekzjarrët për luftën e popullit. Fshati Petriç u çlirua më 22 dhjetor 1877 nga Divizioni i Tretë i Këmbësorisë së Gardës dhe këtu, ku u zhvilluan betejat, u vranë katër gjeneralë. Pranë fshatit ndodhet një monument - eshtërore i gjeneralëve rusë Vasilj Katalej dhe Dmitrij Filosofov.”
Me iniciativën e bashkisë së fshatit këtë vit, festimeve iu shtua diçka e re - Festivali i Bizhuterive, i cili i referohet një figure tjetër jo më pak heroike - aristokrates angleze Lejd Emili Strangford.
Ajo erdhi këtu menjëherë pas disfatës së kryengritjes dhe u përpoq të ndihmonte banorët e mbijetuar, por të rrënuar. Ajo bëri shumë donacione për familjet, ndërtoi një spital për bullgarët e lënduar. Vendasit shprehin mirënjohje të madhe për dashamirësen e tyre, me emrin e së cilës e quajtën shkollën vendore.Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Facebook/ArtCentreNestiya
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..