Grupet mobile të Agjencisë së Punësimit tashmë kanë konsultuar më shumë se 20 000 ukrainas dhe më shumë se 2 400 kanë filluar të punojnë në vendin tonë. Deri më tani janë zhvilluar 10 bursa pune në qytetet me grupe kompakte ukrainasish të akomoduar dhe që nga e hëna do të hapen 86 pika të lëvizshme të zyrave të punës.
Nga 16 maji, pika të tilla do të ketë në Burgas, Pomorie, Varna, “Zllatni Pjasëci”, “Konstantin dhe Elena”, Kavarna, Primorsko, Kiten dhe kryesisht në resortet ku akomodohen qytetarët ukrainas. Konkurset e shpallura nga biznesi dhe shteti, si për ukrainasit, ashtu edhe për bullgarët, janë mbi 30 mijë. Hyjnë në fuqi edhe masat e shtetit për punësim të subvencionuar. Deri më tani nga buxheti bullgar janë ndarë 8 milionë euro për refugjatët ukrainas në Bullgari, tha ministri i financave Asen Vasilev gjatë kontrollit parlamentar.Në orën 08:00, punonjësit e transportit publik filluan të bllokojnë lokacionet kryesore në kryeqytet. Ata këmbëngulin për një përditësim urgjent të buxhetit të shtetit për të kapërcyer pasojat e pandemisë dhe çmimet e larta të energjisë, si dhe për..
Në 24 orët e fundit u zbuluan 457 raste të reja të koronavirusit nga 8130 testet e kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar Informativ. 5.6 për qind e mostrave janë pozitive. 61 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina. Shumica e..
Zëvendës Ministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maljar shprehu shpresë, se 264 luftëtarët e nxjerrë nga Uzina e Çelikut “Azovstall” në Mariupoll do të shkëmbehen për robër rusë lufte, njoftoi Associated Press. Ajo e bëri këtë supozim në dritën e..
264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia..
Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me..
Sipas një sondazhi sociologjik të agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”, nëse sot kishte zgjedhje të reja, 8 formacione do të hynin në..