Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të punohet. Pres që Shkupi të krijojë shumë shpejt një institucion qeveritar pikërisht për të drejtat e bullgarëve”, tha Kryeministri. Ai ishte kategorik se qeveria nuk do të bëjë asgjë pa Parlamentin bullgar.
“Asgjë e fshehtë nuk do të ndodhë. Ne do ta mbrojmë plotësisht interesin bullgar, por interesi afatgjatë bullgar përkon me interesin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. “Kush do që fqinji të jetë i varfër, jashtë BE-së dhe me kufij të mbyllur”, pyeti Petkov. Pyetjes nëse do të hiqet vetoja, ai iu përgjigj: “Pasi e kryejmë punën tonë”.Demarshi francez drejt Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE-në Në Madrid, në forumin e NATO-së, Presidenti francez Emmanuel Macron tha, se ka një zgjidhje kompromisi për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut që..
Në një seancë të mbyllur, Kuvendi Popullor dëgjoi Kryeministrin e dorëhequr Kirill Petkov dhe shefat e shërbimeve të specializuara të sigurisë në lidhje me dëbimin e 70 diplomatëve rusë nga vendi ynë. Petkov u raportoi deputetëve se masa ishte..
BSP pezullon bisedimet me “Po e vazhdojmë ndryshimin” për një kabinet të ri për shkak të vendimit të Kryeministrit në dorëheqje Kirill Petkov për të dëbuar 70 diplomatë rusë. Udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova e përcaktoi aktin si të paprecedentë..