264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia dhe do të shkëmbehen me ushtarakë rusë të kapur, tha Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maljar.
Mbrojtësit e Azovstal kanë kryer misionin e tyre, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. “Gozhdimi” i forcave kryesore armike rreth Mariupolit e ka lejuar ushtrinë ukrainase të krijojë linja mbrojtëse në të cilat ajo vazhdon të sigurojë një rezistencë të denjë ndaj agresionit, thuhet në deklaratë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në ditën e 82-të të luftës, me ndihmën e OKB-së dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ai shpreson të shpëtohet jeta e mbrojtësve në Azovstal. “Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Ky është parimi ynë”, theksoi Zelenski.
Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje për paketën e 6-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell. Por Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka miratuar ndarjen e 500 milionë eurove të tjera ndihmë për Ukrainën për blerjen e armëve, me të cilat ndihma totale e BE-së për vendin i kalon 2 miliardë euro, raporton REUTERS.Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..