Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të protestave në të gjithë vendin

Foto: BGNES

Paqëndrueshmëria ekonomike e diktuar nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë po krijojnë një ndjenjë turbulence dhe frikë për të ardhmen si tek sipërmarrësit ashtu edhe tek qytetarët bullgarë. Që nga fillimi i këtij procesi, organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat kanë kërkuar masa të përshtatshme mbështetëse për të ndihmuar që kostot e prodhimit të bëhen më të parashikueshme. Në këtë drejtim, një sërë industrish kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për protesta në të gjithë vendin më 18 maj. Në përpjekje për të zbutur tensionet, Ministri i Financave Asen Vasilev njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash kundër inflacionit me vlerë rreth 2 miliardë leva. 

Ndonëse ende nuk është arritur një marrëveshje mes katër partive në pushtet, Kryeministri Kirill Petkov ka negociuar me punëdhënësit kompensimin për çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit për muajin maj dhe qershor prej 80% të rritjes së çmimit të energjisë elektrike mbi shumën prej 200 leva për megavat orë. Bizneset nga ana e tyre thanë se po e shtyjnë protestën, të cilën e kishin planifikuar për 18 maj, por qëndruan në gatishmëri derisa “qeveria të fillojë të përmbushë angazhimet e saj”. 

Qeveria po e vlerëson qartë situatën, sepse në rast të kundërt do të kishte një protestë të gjerë jopolitike, komentoi Emill Kollarov, kryetar i Shoqatës së Restoranteve në Bullgari. "Protesta nuk është anuluar realisht," tha ai për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas fjalëve të tij , pritjet kanë qenë që më shumë se 30 mijë veta të mblidhen në qendër të kryeqytetit - të gjitha organizatat e punëdhënësve, të gjitha organizatat e degëve që janë anëtare të tyre, të gjitha sindikatat”. 

Megjithatë, tensionet mbeten në industrinë e transportit. Pritet takimi i Kryeministrit Kirill Petkov me organizatat e transportuesve në vend të cilat ende nuk kanë refuzuar të protestojnë. Deklarata për veprime të tilla janë bërë në shumë qytete, duke përfshirë Plovdivin, Varnën , Burgasin, Rusen, Plevenin. 

Industria kundërshton planet për të zgjeruar sistemin e tarifave në vend nga korriku dhe pret masa për çmimet e larta të karburantit.Kërkesat drejtuar qeverisë për heqjen e bio-aditivit nga përzierja e karburantit dhe uljen e akcizës me 50 për qind për gjysmë viti, janë paraqitur 2 muaj më parë. Sipas industrisë, këto masa do të kufizojnë rritjen e inflacionit në vendin tonë dhe do t'i përcaktojnë kërkesat si ekonomike, jo politike. 

“Të gjitha çështjet për t'u diskutuar janë pastruar. Ka kërkesa të qarta që duhet të plotësohen, shpjegoi për BNR Jordan Arabaxhiev, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Transportuesve Ndërkombëtarë.

Ai shprehu shpresë që çmimet e lëndëve të jenë në fokusin e bisedave - Është për t'u lavdëruar që qeveria ka vendosur t'u japë disa zbritje, ndonëse minimale, individëve të veçantë /25 stotinki për një litër të lëndës gjatë rimbushjes të 50 litrave për një person fizik/, por ne presim vendim dhe për biznesin, sepse kur zinxhiri i furnizimit prishet që në fillim, kjo do të thotë rritje të çmimeve për të gjitha mallrat. Pas protestës së parë më 27 prill thamë se japim 20 ditë, që të ketë një zgjidhje të këtyre masave, të cilat i propozojmë. Nesër bëhen 20 ditë. Për ne premtimet nuk janë një kryerje e masave”, komentoi Arabaxhiev dhe saktësoi se veprimet e protestës nuk do të bllokojnë krejtësisht lëvizjen dhe do të jetë i mundur kalimi i lirë për automobilat. Pritet që të protestojë dhe transporti publik në Sofje, dhe, sipas Arabaxhievit, ka gatishmëri që të ndalojë trafiku në orën 9.30. 

Përpiloi: Elena Karkallanova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD