Roma është e njohur për macet e saj. Por në shumë qytete të tjera në mbarë botën jetojnë këta gjitar të vegjël gjysmë të zbutur, të hyjnizuar në antikitet, kryesisht për shkak të luftës së tyre kundër brejtësve. Këtë funksion e kryejnë me sukses edhe sot, ndonëse jeta e tyre në qytet nuk është shumë e lehtë. Në Bullgari ka organizata dhe shumë qytetarë që ndihmojnë këta banorë me gëzof të qytetit. Shumica e njerëzve i duan, madje ka edhe mbishkrime me imazhin e tyre.
Ju paraqesim një foto portret të vogël të maceve të qyteteve bullgare.
Fotot: Vlladimir Vlladimirov
Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov