Në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me Covid në vend, ose 182 më pak se një ditë më parë. Mbi 65% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.5% e 6114 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive bie nën 90 000 dhe tani ato janë 88 937. 54 pacientë të infektuar janë shtruar në spitale. 38 nga të sapo shtruarit, ose mbi 70%, nuk janë vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ka rënë në 567. Në repartet e terapisë intensive ndodhen 51 persona.
Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh vdiqën 6 pacientë me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin vaksinuar. Janë shëruar 10 545 veta, që është një numër rekord. Të mërkurën janë bërë 773 vaksina.Afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dhënë Shërbimit Informativ për marrjen e të dhënave përfundimtare të rillogaritura nga zgjedhjet e fundit parlamentare është përmbushur. Në orën 9 të mëngjesit ato u dërguan në KQZ...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e ka shpallur të papranueshme ankesën e “Kishës së Krishterë Ortodokse dhe të tjerëve kundër Bullgarisë”. Vendimi është marrë unanimisht më 6 mars dhe është përfundimtar, njoftoi Ministria e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si..