Ekspozita “Dhoma e Fshehtë” mund të shihet në hapësirën e kryeqytetit “Termocentrali” deri më 25 maj. Projekti bashkon në një mënyrë bashkëkohore dokumente, video dhe arkiva të mbledhura në Projektin Ndërkombëtar “Çmimi i Lirisë dhe Demokracisë”.
“Dhoma e Fshehtë” është pjesa e fundit e një projekti që përfshin vendet e Evropës Lindore dhe Gjermaninë. Qëllimi është njohja e të rinjve të lindur pas vitit 1989 me regjimin socialist dhe jetën para vitit 1989. Ky brez nuk ka jetuar në kohën e regjimit, por ka shumë pikëpyetje për të kaluarën tonë të afërt, shpjegon në një intervistë për BNR-Radio Sofja piktorja Allbena Baeva, producente e ekspozitës.
Janë paraqitur edhe temat e demokracisë dhe traumave të tranzicionit me fokus të rinjtë nga Bullgaria, Gjermania, Polonia, Rumania, Lituania dhe Çekia.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga 30 qershor deri më 2 korrik në pushimoren detare Sveti Vllas prezantohet edicioni i parë i festivalit të filmave “Sveti Vllas Film Fest”. Adhuruesit e zhanrit të kinemasë aksion mund të shijojnë një maratonë filmike treditore me nëntë nga..
Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna. Ndërtesa është pjesë e kolonisë së dikurshme romake Ulpia Escus pranë fshatit të sotëm Gigen, në afërsi..
Dokumentari i ri La Scuola Kabaivanska ("Shkolla e Kabaivanskës") i kushtohet këngëtares së operës me famë botërore Rajna Kabaivanska . Pas premierës në Sofje më 24 maj, tani filmi do të ketë një prezantim dhe në Romë, në të cilin do të jetë e..
Nga 30 qershor deri më 2 korrik në pushimoren detare Sveti Vllas prezantohet edicioni i parë i festivalit të filmave “Sveti Vllas Film Fest”...