Fëmijë të talentuar nga shkolla e Plevenit "Kolorit" u paraqitën shkëlqyeshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve "Shpirti Bullgar në Tokën e Shenjtë", që u mbajt në Izrael. Aktiviteti bashkon përmes krijimtarisë fëmijët bullgarë që jetojnë në vende dhe kontinente të ndryshme. Pesë nga artistët e rinj në shkollën e Plevenit janë fitues të Çmimit të Madh në grupmosha të ndryshme - Divna Obretenova, Katrin Ilieva, Lilia Jankova, Pavell Simeonov dhe Ralica Savçeva. 35 fëmijë të tjerë u vlerësuan me çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
Fëmijë nga 15 vende morën pjesë në edicionin e shtatë në internet të forumit ndërkombëtar të artit nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së qytetit Bat Jam - Zvika Brot, tha për BTA drejtuesja e shkollës në Pleven Maja Ananieva.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Art shkolla "Kolorit"Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..
Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..
Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi..